Çfarë tha Rama dy vjet më parë për vëllain e dënuar të Fatmir Xhafës? “Ai është njeri i ndershëm…”



Pas ndërprerjes së seancës, dhe pas mbarimit të fjalës së Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë në vëmendje një pasazh të kryeministrit Edi Rama dy vjet me parë drejtuar Berishës lidhur me akuzat e këtij të fundit ndaj vëllait të Fatmir Xhafës që rezulton me dokumente se është dënuar në Itali me 7 vjet dhe 2 muaj burg nga gjykata Supreme e Kasacionit.

“…Saliun ia kam lënë zotit. Ka ngritur akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye për vëllain e Fatmir Xhafës, një histori me drogë venezualiane për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një fakt që është vëllai i një njeriu që po drejton reformën në drejtësi…”, citoi Berisha, fjalën e Ramës të mbajtur dy vjet me parë.

PD ka lajmëruar se do publikojë të tjera dokumente për Agron Xhafajn.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Ylli Demneri: Shkrimi i ngjashëm me një histori dashurie, nga ato që nuk njohin ndarje

Takimi me veprën e shkrimtarit francez Georges Perec bëri që të zgjohej...
Read More