Chopra dhe Jonas në lidhje serioze?

Duket sikur lidhja midis yllit të muzikës Nick Jonas dhe aktores Pryianka Chopra po bëhet serioze sepse këngëtari i “Jealous” ka ftuar yllin e “Quantico” në dasmën e kushëririt të tij Rachel Tamburelli.

Fotot e çiftit që qarkullojnë, tregojnë aktoren të veshur në një fustan për raste të veçanta dhe Jonas i veshur në një kostum elegant blu.

Të dy kanë shpenzuar kohë gjithashtu me familjen e këngëtarit përgjatë fundjavës.

Fotot e çiftit janë publikuar disa ditë pasi janë fotografuar ne aeroportin e New York City.

Pas kësaj, ata janë larguar së bashku në një fluturim privat drejtuar festimeve në Atlantic City, New Jersey.

Mendohet se Chopra dhe Jonas kanë nisur lidhjen e tyre pasi zbritën në “Met Gala”, ku u shfaqën përkrahë njëri-tjetrit të veshur nga Ralph Lauren.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

5 gjëra që gjuha mund të tregojë për shëndetin tuaj

  Normalisht që gjuha u ndihmon të përtypeni, gëlltisni apo të shijoni...
Read More