Chris Cornell i ‘Soundgarden’ ndërron jetë papritur



chris

Chris Cornell këngëtari me famë botërore ka ndërruar jetë papritur. Bëhet fjalë për liderin e grupit ‘Soundgarden’ i cili me fundin e tij tragjik i ka tronditur të gjithë.

Chris ishte 52 vjeç dhe burime të afërta nga miqtë e tij thonë se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Chris ka qenë një nga zërat më të rëndësishëm të botës së muzikës në 30 vitet e fundit.

Në një deklaratë për Associated Press, përfaqësuesi i tij, Brian Bumbery, tha se Cornell vdiq të mërkurën në mbrëmjë në Detroit, SHBA.

Ai u shpreh se ‘familja e tij dhe e gjithë shoqëria e të afërmit janë të shokur. Chris pak orë para se të ndërronte jetë po bëntë plane për një koncert me grupin etij Soundgarden.’

Chris Cornell u lind në 20 Korrik të vitit 1964, në Seattle të Washington-it. Emri i tij i lindjes është Christopher John Boyle. Ai e fillojë shumë herët karrierën e tij muzikore dhe njihej si një nga zërat më interesant të rrokut amerikan.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Elton Deda solidarizohet me Bleonën

Pas sulmeve në rrjetet sociale ndaj këngëtares Bleona Qerreti, e cila ndau...
Read More