Christina Aguilera thyen heshtjen, pozon për “Paper”, shfaqet siç nuk e kemi parë ndonjëherë…

 

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Christina Aguilera gjithmonë na është shfaqur madhështore me look-un dhe grimin e saj të rënduar, por perfekt.

Për herë të parë për revistën prestigjose “Paper” ajo ka realizuar disa foto ku shfaqet më natyrale, pa make-up të rëndë dhe ndryshimi ishte drastik.

Disa nga fansat e saj nuk kanë arritur ta njohin ndërsa të tjerë janë shprehur nëpërmjet postimeve të fotove në rrjetin social “Twitter”, se ajo duket si Kesha.

Christina shfaqet me flokët e saj të pa stiluar, pa ngjyra të forta në sy dhe pa qerpikë fallco, ajo e ka quajtur këtë look, ‘të zhveshur’ dhe për herë të parë shohim se ajo ka quka.

Në 20 vite karrierë, këngëtarja ka treguar se, si një performuese, ajo është përpjekur të shfaqet gjithmonë në formë të mirë dhe vizualisht tërheqëse.

Një grim i rënduar dhe me ngjyra të forta është i preferuari i saj dhe, sado që pëlqehet për pamjen natyrale, nuk do të heqë kurrë dorë nga një fytyrë e patinuar mirë.

Disa foto të tjera e tregojnë atë mjaft sensuale duke sjellë në origjinë pamjen e saj tipike.

Prej një kohe mjaft të gjatë Aguilera ka qenë pasive në industrinë muzikore dhe, e pyetur rreth kësaj çështjeje, ajo ka preferuar të heshtë e të na lërë në pritje.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

SHBA, Nxënësit në protesta kundër armëve

  Dhjetëra mijëra nxënës e mësues në mbarë Shtetet e Bashkuara dolën...
Read More