Chyna as nuk i kthen, as nuk i paguan aksesorët në vlerë prej 125 mijë dollarësh

Disa ditë para se të fillonte tërë drama online në mes të Rob Kardashian e Blac Chyna, Rob i kishte bërë dhurata tejet të shtrenjta kësaj të fundit.

1

Picture 1 of 2

Sipas burimeve të TMZ, Rob kishte dërguar një person me shtatë aksesorë të ndryshëm në shtëpinë e Chyna-s, në mënyrë që ajo të zgjidhte një dhuratë.

Personi në fjalë i ka lënë aksesorët tek Chyna, derisa ajo të bënte zgjidhjen.

Si përfundim Chyna ka zgjedhur një unazë dhe tre zinxhirë në vlerë prej 125 mijë dollarësh, të cilat është munduar t’i paguaj me kartelën e kreditit të Rob, pagesë kjo e cila është anuluar.

E pas të gjitha postimeve dhe përleshjeve publike që çifti kanë pasur ditëve të fundit, Chyna nuk i ka kthyer këta aksesorë.

Chyna është kontaktuar edhe nga argjendaria mirëpo nuk u ka kthyer përgjigje.

E avokatja e saj ka thënë që të gjithë aksesorët ligjërisht i takojnë asaj pasi që ishin dhuratë nga Rob, megjithatë Chyna i ka kthyer disa prej tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e shtunë 27 maj 2017

Dashi Do jeni shume pesimiste sot ju te dashuruarit dhe ne shume...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *