CIA zgjeron operacionet e saj kundër talebanëve në Afganistan

CIA po zgjeron operacionet e saj të fshehta në Afganistan me qëllim vrasjen e më shumë militantëve talebanë në të gjithë vendin, njoftoi e përditshmja amerikane “New York Times”.

“Taktika do të përfshijë dërgimin e ekipeve të vogla të oficerëve dhe kontraktorëve me përvojë, së bashku me forcat afgane, për të ndjekur militantët”, deklaroi gazeta, duke cituar dy zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar.

Kjo do të shënojë një ndryshim në fokusin e agjencive amerikane në vend, pasi më parë ato i kushtuan një vëmendje të veçantë parandalimit të rrjetit terrorist të al-Kaedës dhe ndihmës ndaj shërbimeve sekrete në vend.

Përpjekjet e reja, të cilat thuhet se do të menaxhohen nga oficerët paraushtarakë të CIA-s, të Divizionit të Aktiviteteve Speciale të Agjencisë, do të drejtohen nga njësi të vogla të njohura si skuadrat kundër terrorizmit.

CIA nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me zgjerimin e funksionit të saj në Afganistan.

Shkruar Nga
More from Revista User

‘Shtatori po afron, erdhi fundi’! Parashikimi i kobshëm i shkencëtarit

Edhe një muaj e disa ditë na ndajnë nga muaji Shtator, kur...
Read More