‘Cider + Spice’: Teknikë e re e ngjyrosjes së flokëve, e cila do të shënojë fillimin e vitit 2018

Ngjyrosja e flokëve me efektin e tufës së flokëve, “hijesimit” në formë të teknikës ‘palm painting’ dhe ‘bronzing’, janë vetëm disa nga trendët të cilët kanë përcjellë vitin 2017.

I kanë lansuar kryesisht sallonet e floktarëve të ndryshëm profesionistë nëpër botë, mirëpo bindshëm trendët më të mirë në teknikat e ngjyrosjes “i ofrojnë” floktarët nga Los-Angelesi, të cilët të parët dolën me risi interesante.

Tani është Ryan Weeden, pronar i sallonit kalifornian “Spruce” dhe edukator ndërkombëtar, ka shpikur ngjyrën ‘cider + spice’ dhe teknikën e ngjyrosjes, e cila është e inspiruar me teknikën ‘balayage’.

Në sallonin e tij shkojnë femrat nga të gjitha viset e Amerikës, në mënyrë që nga duart e ekspertëve të arrijnë teknikën ‘balayage’ në kombinim me tufat me shkëlqim të artë.

‘Cider + Spice’ është ‘balayage’ i ngrohtë dhe kombinim i mëndafshtë i kanellës, bakrit dhe tufave të kaltra, ndërkaq Ryan e ka arritur duke ngjyrosur pjesët e mëdha të flokëve me tone ngrohta, në mënyrë që midis tyre të shtonte theksin e përhirtë të kaltër.

Pra, nëse kërkoni ndonjë nuancë të re të flokëve për festa, mbase kjo vërtet është ideale për ju.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA dënon arrestimin e iranianeve që kundërshtojnë mbulesën e detyrueshme

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar arrestimin e të paktën 29 grave në...
Read More