Çifti denoncojnë vjedhjen e 800 eurove, hajduti ishte djali i tyre

policia-arrestohet1

Një çift nga Orikumi kanë denoncuar në polici vjedhjen e 800 eurove, pas konstatimit se paratë që i kishin në banesë ishin zhdukur.
Por pas hetimeve dhe kryerjes së ekspertizës Policia e Vlorës ka vënë në pranga djalin e tyre 20-vjeçar, Ronaldo Jahaj, i cili akuzohet për vjedhjen e parave të prindërve të tij.

I riu banonte në të njëjtën shtëpi me prindërit. Por këta të fundit kanë kryer denoncim në polici, pa pasur dyshime te djali i tyre. Tashmë ai do të përgjigjet për veprën penale të vjedhjes. Nuk dihet nëse prindërit do të tërheqin denoncimin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kthejini gjërat e vjetra në diçka praktike

Nëse keni bluza ose çorape të vjetra mos u ngutni që t’i...
Read More