Çifti Mbretëror në “La Nuit des Etoiles” në Bruksel..

  

Këtë fundjavë çifti Mbretëror mori pjesë në “La Nuit des Etoiles” – Nata e Yjeve në Bruksel, Belgjikë, nën patronazhin dhe në prani të Lartësisë së Tij Princi Albert II i Monakos.

Çifti Mbretëror, Princi i Kurorës Leka II dhe Princeshë Elia, rrezaton në fotot e përcjella prej tyre në rrjetet sociale, veçanërisht Princeshë Elia me veshjen e saj klasike, për të cilën falenderon edhe ideuesen.

“Dëshiroj të falenderoj mikeshën time të talentuar Blerina Kllokoqi Rugova për fustanin e mbrëmjes ☺” shkruan ajo .

Ata na përcjellin gjithë axhendën e vizitës së tyre.

Axhenda e fundjavës u mbush me ngjarje të ndryshme : një darkë mirëseardhje u mbajt të premten më 4 maj në “Le Chalet de la Foret, në Uccle.

Të nesërmen Princi i Kurorës Leka II mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Qendrën e Arteve të Bukura, organizuar nga Konferenca e Madhe Katolike e Belgjikës. Tema e konferencës ishte: “Ajri, Toka dhe Deti, sfidat jetësore të këtij shekulli”.

Ngjarja kryesore e fundjavës ishte darka gala “La Nuit des Etoiles” në Pallatin Egmont e cila ishte organizuar nga Lartësia i Tij Mbretërore Charles- Philippe, Duka i Anjour, në mbështetje të “Fondacionit te Princit Albert II të Monakos”.

Veprimtaria u ndoq nga personalitete të artit dhe kulturës, politikës, gazetarisë dhe shkencës.

Mysafirët Mbretërore ishin LTM Princi Albert II i Monakos, LS Princeshë Lea e Belgjikës, LT Princ Michel si edhe Nicolas dhe Alina të Rumanisë.

Princi Leka pati mundesi të fliste në hollësi me Sh.T Didier J.L Reynders, Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

“Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga idetë e rrezikshme”

  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sërish rreth idesë së...
Read More
CLOSE
CLOSE