Çifti që kërcënon të hidhet nga vinçi në Tiranë

Mëngjesin e sotëm kryeqyteti u zgjua sërish me sytë nga vinçi në afërsi të Pallatit të Kulturës, aty ku ndryshe nga dy ditë më parë kërkojnë drejtësi një çift bashkëshortësh.

Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua duket se janë lodhur nga të kërkuarit drejtësi dhe kanë zgjedhur këtë formë, ashtu si 35-vjeçari nga Lezha dy ditë më parë.

Ndërsa policia po negocion që të zbresin, burrë e grua kërkojnë që në vendngjarje të shkojë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Do hidhemi, do vrasim veten”,- thonë ata duke kërkuar me insistim që Nikolla e Veliaj të shkojnë në vendngjarje.

Për të negociuar pritet që në vendngjarje të mbërrijë një këshilltar i bashkisë së kryeqytetit. Më herët në vendngjarje ka mbërritur edhe një i afërm i dy personave i cili nuk ka arritur t’i bindë për të zbritur.

Sakaq policia ka shoqëruar rojën e kantierit ku ndodhet vinçi i 30 metra i lartë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump: Duhet ta zgjidhim çështjen koreano-veriore

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu referuar udhëheqësit të Koresë së Veriut,...
Read More