Cikloni në Madagaskar shkakton vdekjen e 38 personave

madagaskar-ciklon

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën nga cikloni “Enavo”, i cili ka goditur Madagaskarin këtë javë, njoftuan të shtunën zyrtarë të Njësisë për menaxhimin e katastrofave.

“Cikloni ka shkaktuar dëme mjaft të mëdha. Të paktën 38 persona kanë vdekur si pasojë e ciklonit, përfshirë edhe familje që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut, derisa 153.000 persona janë zhvendosur nga shtëpitë për shkak të motit me stuhi”, ka thënë shefi i Zyrës nacionale për menaxhimin e katastrofave, transmeton Reuters.

Shkruar Nga
More from Revista User

Turqia dënon një gjykatës të OKB-së për “terrorizëm”

Një gjykatë në Turqi dënoi një gjykatës të Kombeve të Bashkuara me...
Read More