Cila është erëza çudibërëse, për të cilën njerëzit nuk janë në dijeni

Borziloku, erëza aromatike e cila shpesh përdoret në kuzhinë për t’u shtuar shije pjatave të ndryshme vjen me shumë përfitime të tjera, për të cilat njerëzit nuk kanë shumë dijeni.

erëza 1

Picture 1 of 2

Nga qetësimi i sistemit nervor, pastrimi i lëkurës nga njollat e deri tek pastrimi i enëve të gjakut, kjo erëz magjike ka shumë për të na ofruar. Më poshtë do të lexoni të gjithë vetitë kuruese dhe efektet pozitive të kësaj erëze në shëndetin e njeriut.

Borziloku mbron ADN-në dhe ka komponentë antibakteriale

Borziloku gjithashtu mbrojnë qelizat e trupit. Orientin dhe vicenin janë dy flavonoidet e tretshme në ujë, të cilat mbrojnë strukturat qelizore dhe kromozomet nga dëmtimet e jashtme. Borziloku parandalon gjithashtu shumimin e baktereve si listera, staphylococcus dhe Escherichia coli.

Borziloku ka veti anti-inflamatore
Një enzimë aktive e borzilokut ka fuqinë të bllokojë aktivitetin e një enzime tjetër të quajtur ciklooksigenazë, përgjegjëse për krijimin e inflamacionit dhe artritin rheumatoid.

Borziloku përmban lëndë ushqyese thelbësorë për shëndetin kardiovaskular
Kjo erëz është një burim natyral i vitaminës A, e cila përmban beta-carotene dhe antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe mbajtjes së nivelit të kolesterolit në normë.
Borziloku përmban gjithashtu magnez, mineral i cili nxit shëndetin kardiovaskular duke relaksuar muskujt dhe enët e gjakut duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Duke ulur nivelin e kolesterolit dhe glukozën në gjak, kjo erëz mund të ndihmojë gjithashtu në luftën kundër diabetit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja përse burrat “nuk dëgjojnë” dhe gratë “s’lexojnë dot hartat”

Është provuar, gratë dhe burrat e kanë trurin të ndryshëm Ata të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.