Cila është simbolika e festimit të “Ditës së Verës”

dita-e-veres

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi.Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”) Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Simbolika e ditës së Verës
Dita e Verës simbolizonte ringjalljen e natyrës. Tradicionalisht dalja nga dimri shoqërohej me një bilanc, sidomos për gjënë e gjallë. Aq sa edhe në gjuhën e përditshme të shqiptarëve, sidomos të zonave të thella malore të izoluara gjatë dimrit, ishte bërë zakon që njerëzit të pyesnin njëri-tjetrin : “Si dole në verë ?”, ose “Sa nxore në verë ?” (sa bagëti ?) etj. Pra “me dalë në verë” kishte kuptimin të mbijetosh, të arrish këtë ditë (Ditës së Verës). Vera simbolizonte të mirën, mbarësinë, dritën, gëzimin. Kjo, kundrejt dimrit, të egrit, kiametit, gazepit.

Specifika e ditës së Verës, ballokumja
Ballokumja është ëmbëlsire karakteristike vetëm në Elbasan. Ka qenë dhe është sinonim i Ditës së Verës.

Si lindi dita e Verës
Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur s’kishte lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e lulevet, të shlegjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falën perëndive që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu lindi festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës. Ajo festohet sot e kësaj dite.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hawai po përballet me katastrofën natyrore më të rëndë të 5 dekadave

Hawai po përballet prej ditësh me katastrofën natyrore më të rëndë të...
Read More