Cilat studime të kualifikojnë më mirë për tregun e punës?

Mirë studimet, por çfarë vjen më pas? Për të mos e lënë veten me këtë dilemë pasi të kesh në duar një diplomë universitare do duhet të mendosh mirë përpara se të zgjedhësh degën dhe universitetin ku do të studiosh.

Universiteti Europian i Tiranës ka prioritet të tij nxjerrjen e studentëve të kualifikuar në tregun e punës, mbështetjen dhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi, duke pasur një sërë strukturash të ngritura brenda insitutcionit që i vijnë në ndihmë studentit për çdo pikëpyetje që ka. Një prej tyre është Zyra e Karrierës, zyrë e cila  kryen një sërë funksionesh të lidhura ngushtësishtme ofrimin e mundësive që studentët, gjatë kohës së studimeve, të mund të ndërtojnë rrjetin e tyre të njohjes për t’u integruar lehtësisht në tregun e punës, por edhe ndjekjen e tyre pas studimeve.

Nga të dhënat e mbledhura në vite, por edhe duke ndjekur ecurinë e të diplomuarve të Univeristetit Europian të Tiranës, këta të fundit janë edhe më të kërkuarit në tregun e punës.  Një nga pikat e  forta  është mundësia e gjerë e praktikimit, e cila jep përparësi në tregun e punës. Studentët e Univristeit Europian të Tiranës i gjen të punësuar në kompani private, administratë publike, përfaqësi diplomatike e institucione të pavarura.

Përshtatja e vazhdueshme me kërkesat e reja të tregut të punës në kurrikula studimore vjen edhe nga bashkëpunimi që UET ka me profesionistë të suksesshëm, anëtarë të Bordeve të Tregut të Punës, një ide pioniere e UET që tashmë funksionon prej 8 vitesh.

Bordet janë të atashuar pranë çdo departamenti dhe përbëhen nga 7 anëtarë, të cilët janë ish-studentët të UET. Bordet e tregut të punës janë një pikë kontakti për punësimin, praktikat profesionale dhe internshipet.

Pika kontakti mes tregut dhe studentëve UET krijon edhe përmes organizimit të përvitshëm të Panairit të Punës, tashmë kthyer në një traditë të konsoliduar. Në të marrin pjesë kompanitë më të mëdha në Shqipëri të cilat zhvillojnë intervista pune me studentët e UET. Rreth 25% e studentëve të UET janë punësuar në kompanitë pjesëmarrëse.

Në qendër të filozofisë së UET si institucion arsimor gjithçka sillet rreth studentit; dija dhe shërbimi. Në UET funksionon shkëlqyeshëm trekëndëshi administratë-staf akademik-student dhe për secilën nga këto pika janë ngritur institucione dhe zyra përkatëse për mbështetje dhe bashkëpunim. “UET Alumni” është fytyra  e universitetit  në treg, historiku dhe e ardhmja e tij. Shoqata “UET ALUMNI ” u krijua më 13 Maj të vitit 2010. Atëkohë ishin një grup i vogël të diplomuarish tashmë janë mbi 5,500 të diplomuar në Bachelor dhe Master. Ata janë lobistët më të mëdhenj të universitetit, janë mbledhësit e fondeve, aplikuesit për projektet, ata që gjenerojnë ide për programe të reja, që krijojnë tregjet e punës për universitetin.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Çështja ARMO: Po privatizimit, jo privatizimit të korruptuar!

Nga Ervis Iljazaj Çështja e ARMOS në ditët e fundit ka zënë...
Read More