Cilët gabime gjatë grimit ju bëjnë të dukeni më të moshuar?

make-up

Të gjitha femrat në përgjithësi kanë një rutinë kur është fjala për grimin. Saktë e dijmë se çka shkon në sy, çka në qerpikë, cili është grimi i ditës, cili për shëtitje.

Problem bëhet kur nuk largohemi nga rutina edhe kur mënyra e grimit na bën më të vjetër se sa që jemi në të vërtetë, epo, a ka dënim më të madh për një femër?

Që të mos ju ndodhë kjo, lexoni cilët janë gabimet që më së shumti i bëjmë.

Baza

Kur formohen linja të holla në fytyrë dhe kur piklat nga dielli fillojnë të shumohen shumë femra përdorin bazë të rëndë për fytyrën. Për fat të keq marrin efekt plotësisht të kundërt. Në vend që t’i mbulojnë të metat ato tërheqin vëmendjen me këtë.

Në vend të pudrës zgjedhni bazë të lëngshme, të lehtë dhe të tejdukshme të cilën lëkura shpejt e thithë dhe nuk bie në sy.

Korrektori

Mund të bëhet shoku më i mirë i juaji kur është në pyetje mbulimi i njollave në fytyrë. Problemi ndodhë kur femrat përdorin sasinë e njejtë për probleme të ndryshme. Kurrsesi nuk duhet përdorur e njejta sasi për piklat nga dielli dhe rrathët e nxirë të syrit. Në puçërr lirisht vendosni shtresë më të trashë, por mbi lëkurën nën sy me gishta shpërndani shtresë të hollë.Rimeli

Rimeli rrezistent ndaj ujit më pak njollosë, por mundet shumë lehtë t’i thajë qerpikët, të cilët me kalimin e moshës bëhen gjithnjë e më të hollë. Që të keni pamjen e plotë të qerpikëve vizatoni një linjë të hollë me laps për sy ngjyrë çokollate në skaj të qerpikëve dhe zgjedhni rimele më të lehta, që nuk i thajnë qerpikët.

Të 80-tat

Siç i ka ardhur fundi ‘mini valit’ për flokë ashtu duhet përfundimisht të heqni dorë nga hijet e ndritshme për sy. Rreth të 40-ve definitivisht duhet ta largoni çfarëdo lloj shkëlqimi nga grimi i juaj i përditshëm, sepse nuk i konvenon viteve tuaja.

Buzë ‘vampiri’

Është rregull i vjetër se ngjyrat e errëta vizualisht i zvogëlojnë dhomat, dyshemetë dhe madje edhe buzët. Meqë buzët me kalimin e viteve hollohen shmangni nijansat e errëta të cilat do t’i hollojnë edhe më shumë, plus që nga ngjyrat e errëta edhe dhëmbët e juaj do të duken më pak të bardhë. Zgjedhni nijansa më të lehta dhe të ndritshme. Vetëm shkëlqimi do të mjaftojë. Skuqja

Gratë në përgjithësi shmangin ngjyrat e gjalla, kur është fjala për skuqjen që të mos duken qesharake. Është e vërtetë se ngjyrat e gjalla e bëjnë fytyrën tuaj edhe më të gjallë. Largoni nijansat ngjyrë kafe dhe provoni ato lulëzuese. Mos kini frikë.

Vetullat e holla

Apsolutisht ju nuk duhet t’i nxjerrni tepër vetullat e veçanërisht në moshë më të pjekur. Heqja e tepërt mund të shkaktojë humbjen e plotë të vetullave, e këtë nuk e dëshirojmë aspak.

Pudër pluhur

Është vijë e hollë mes lëkurës së ndritshme dhe të yndyrshme dhe shumë femra nuk janë të sigurta në cilën grup bien. Gabimin më të madh që e bëjnë femrat është se tentojnë që plotësisht ta mbulojnë lëkurën e yndyrshme duke mos lënë aspak shkëlqim natyrorë. Pudra e tepruar mund plotësisht t’i zhdukë dimenzionet e fytyrës suaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Edhe motra e Encës mundohet t’i bëjë konkurrencë Kim Kardashian

Uindi Haxhia në të shumtën e rasteve di të provokojë më shumë...
Read More