Cindy sërish në reklamën e Pepsi, por tani së bashku me të birin

Cindy Crawford ka pozuar së bashku me djalin e saj, modelin 18-vjeçar, Presley Gerber, në eventin e Pepsi Generation Live Pop-Up.

Modelja 51-vjeçare është protagoniste në reklamën e kësaj kompanie së bashku me të birin, e cila pritet të transmetohet këtë fundjavë gjatë ndeshjes së Super Bowl.

Në këtë manifestim ata u shoqëruan edhe nga garuesi i veturave, Jeff Gordon, i cili është po ashtu pjesë e reklamës së kompanisë Pepsi.

Cindy ishte fytyrë kryesore e kësaj kompanie edhe në vitin 1992, ndërsa tani po e kalon pishtarin tek djali i saj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mitet më të shpeshta rreth ushtrimeve kardio

Ushtrime kardio apo aerobike janë ushtrime që e shpejtojnë punën e zemrës....
Read More