Çka do të mësoni vetëm pas dhjetë vjetësh bashkëshortësie

Gjithmonë çifteve të sapomartuara u thonë që të kënaqen me momentet e vlefshme në fillim, sepse më vonë do t’u vijnë kohë të vështira. Mirëpo, a është e vërtetë kjo dhe a ka bashkëshortë të cilët pas dhjetë vjetësh kënaqen me dashuri dhe lumturinë?

Pas dhjetë vjetësh jetë bashkëshortore, zakonisht çiftet kanë fëmijë, puna dhe obligimet e përditshme i lodhin shumë, mirëpo disa hulumtime thonë që nuk është e thënë që të jenë më pak të kënaqur se sa çiftet e reja që nuk ndahen nga njëri-tjetri.
Studiuesit kanë bërë një analizë të vogël të bashkëshortëve prej një deri në dhjetë vjet dhe kanë mundur t’i gjejnë gjashtë gjëra të cilat nuk ndryshojnë, sepse e duam personin të cilin e kemi zgjedhur.

Besimi

Dashuria është një gjë, ndërkaq jeta diçka tjetër. Jeta e përbashkët në fillin është me plot të panjohura, andaj sado që të jemi të dashuruar, nuk e dimë se ç’do të ndodhë kur të na shfaqen problemet. Gjatë viteve të kaluara së bashku kaloni nëpër të gjitha problemet dhe krijoni marrëdhënie të veçantë plot besim dhe respekt të dyanshëm. Pasiguria thjeshtë nuk ekziston.

Punët e shtëpisë

Në vitin e parë të martesës femra pa problem ia fal mashkullit nëse ka harruar të lajë enët, sepse është e bindur që ka pasur punë më të rëndësishme. Pas dhjetë vjetësh martese, para një situate të tillë femra do të marrë frymë thellë dhe do t’i lajë enët, e bindur se bashkëshorti i ka dërguar fëmijët në ushtrime, ka blerë ushqime dhe ka bërë edhe ca gjëra të imta. Martesa dhe familja sjellin aq obligime sa që kompromisi është i pashmangshëm.

Dalja nga shtëpia dhe ndeja me shoqet

Në fillim të martesës femrat shpesh refuzojnë të dalin nga shtëpia me miket dhe më me dëshirë do të rrijnë në përqafim të partnerit. Pas dhjetë vjetësh martese secila femër do të kënaqet shumë me rastet e rralla të shoqërimit me miket dhe nuk do t’u bjerë në mend që të qëndrojnë në shtëpi.

Seksi

Në fillim të jetës së përbashkët çdo gjë është e re. Partnerët nuk janë të sigurt çka mendon personi tjetër. Kjo, natyrisht, i ka edhe kënaqësitë e veta, mirëpo pas dhjetë vjetësh martese, seksi është edhe më i mirë, sepse partnerët njihen shumë mirë, nuk brengosen për atë se çka duhet të flasin dhe çka duhet të bëjnë, andaj edhe kanë gjasa për momente kënaqësie të paharrueshme.

Ndarja e obligimeve

Në fillim çiftet shpesh bëjnë fjalë për gjëra të imta si p.sh. për faturat e ushqimeve apo për pastrim të shtëpisë. Me kalimin e viteve njihen mjaft mirë sa që nuk do të shkaktojnë grindje rreth problemeve, por do t’u përshtaten situatës.

Koha e pandalshme

Në fillim të martesës shumica ndodh që të frikësohen nga fakti që me personin e caktuar të kalojnë pjesën e mbetur të jetës, mirëpo pas disa vjetëve do të kuptojnë që koha me personin e dashur shumë shpejt kalon.

Shkruar Nga
More from Revista User

Akuzat e Berishës: Balili ua ka dorëzuar të gjithëve videot me orgji, u ka qëlluar me grushta

Pas përjashtimit të Nokës seanca plenare ka vazhduar me diskutimet dhe në...
Read More