Claudia Cardinale dhe tmerri i përdhunimit: Por prej tij lindi Patricku im..

 

Ajo nuk është tipi që bën komente mbi skandalin (për ngacmimet seksuale) e producentit të Hollywoodit Harvey Weinstein, por kur Claudia Cardinale tregon për marrëdhënien e saj të rëndësishme me një tjetër producent, Franco Cristaldi, duket se perceptojmë në fjalët e saj një zhgënjim, si një pakënaqësi të largët e cila rikthehet në sipërfaqe.

“Jetoja në ato vite një moment shumë delikat të jetës sime – thotë aktorja e madhe, e cila në atë kohë sapo kishte përjetuar një fatkeqsi, përdhunimin në Tunizi, ku ajo kishte lindur. Një njeri që nuk e njihja, shumë më i vjetër se unë, më detyroi të hipja në makinë dhe më përdhunoi. Ishte e tmerrshme, por gjëja më e bukur është se nga ajo dhunë lindi Patricku im i mrekullueshëm. Në fakt, pavarësisht se ishte një situatë shumë e ndërlikuar për një nënë single, vendosa të mos abortoja. Kur ai burrë morri vesh për shtatzëninë time, u bë I gjallë, duke kërkuar që të abortoja. Jo, për asnjë moment nuk mendova të hiqja qafe krijesën time! Kam folur për këtë me prindërit e mi të mrekullueshëm dhe me motrën time Blanche dhe të gjithë së bashku kemi vendosur që fëmija im të rritet në familje, si një vëlla I vogël».

Pastaj Claudia shpërthen në një nga ato të qeshurat e saj të zhurmshme dhe shton: “. Aspekti qesharak I kësaj historie është se unë kisha filluar të luaja në filma dhe pothuajse deri në fund askush nuk e kishte vënë re se unë isha shtatzënë” Kur erdhi koha për të lindur, për ti kursyer skandalin, Franco Cristaldi, me të cilin sapo kishte filluar një kontratë, vendosi ta çonte aktoren e re në Londër: “Për këtej vjen emri I djalit tim Patrick: ai mori emrin e kishës ku është pagëzuar. Isha mirënjohëse ndaj producentit që më ndihmoj në atë moment të vështirë, por më pas … ».

Me Cristaldi ajo filloi një marrëdhënie “dhe ai donte që unë të mbaja sekret lindjen e foshnjës, ai as nuk donte që të jetonte me ne”. Një histori e trazuar: “Me të unë isha praktikisht një nëpunëse, një vartëse, e cila paguhej çdo muaj për katër filmat në vit që bëja; nuk mund ta thërrisja atë me emër, por nga mbiemri. Ndjehesha e zënë peng, babai dhe nëna ime ishin të zemëruar”.

Të dy gjithashtu celebruan edhe një martesë, që megjithatë: “E kishte vendosur ai – thotë Claudia – dhe në sekret: ai e kishte rregulluar pa më thënë mua asgjë. Unë e anullova sepse nuk isha e dashuruar, ndërsa ai ishte me mua. Me pak fjalë, Cristaldi ishte sigurisht një producent i madh, por në një nivel privat … më mirë kalojmë tutje…”.

Historia e dashurisë vërtetë e rëndësishme për Claudian është ajo e jetuar për më shumë se njëzet vjet me regjisorin Pasquale Squitieri.

«Pasquale është personi me të cilin kam ndarë gjithçka: unë e kam zgjedhur atë, për ta bërë për vete, u bashkova me të në Nju Jork». Dhe me të pati shtatzëninë e saj të dytë, prej të cilës lindi Claudine: “Ishte Pasquale që donte ti vinim vajzës të njëjtin emër si unë, sepse unë nuk doja të martohesha, kështu që do te kishte një Claudia Squires.”

Një dashuri e madhe, por pa martesë, pse? “Kujtimi i dhunës që pësova vazhdonte të peshonte mbi mua. Për më tepër, unë kurrë nuk kam dashur të përziej jetën publike dhe private, kështu jam unë … një harrakate. Kur isha adoleshente nuk doja të bëhesha aktore, por eksploratore “.

‘E egër’, e quan veten, shumë e pëlqyer dhe e dashur nga shumë: në mesin e të shumtëve edhe Marcello Mastroianni humbi mëndjen e tij pas saj, ndërsa xhironin filmin “Il bell’Antonio.” Claudia qesh përsëri: “Dhe të mendosh se në film ai luajti një njeri që ishte aq i dashuruar me mua sa u bë impotent. Historia është vendosur në Catania dhe, gjatë xhirimeve, njerëzit e Catanias nuk e pëlqenin shumë faktin që një sicilian të paraqitej si impotent“.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rreshtimi gjeopolitik i Shqipërisë duhet të jetë i qartë dhe i vendosur

    Nga Ervis Iljazaj - Dje, shteti rus ka dëbuar dy diplomatë...
Read More
CLOSE
CLOSE