Çmimi “Kadare”, 2016: Emrat e autorëve që kalojnë në finale



Cmimi-KadareTë shtunën, më 28 maj, shpallet fituesi i çmimit “Kadare” 2016, organizuar nga Fondacioni “Mapo”

Gjashtë autorë kalojnë në fazën finale të konkurrimit në letërsi, prozë, për çmimin “Kadare”, 2016, organizuar nga Fondacioni “Mapo”.

Në total, autorët që kanë dërguar veprat e tyre për konkurrim janë 33.

Pas fazës së parë, ku u kualifikuan 11 autorë, juria dje ka kaluar në fazën finale gjashtë prej tyre, renditur sipas rendit alfabetik, me veprat e tyre dorëshkrim, të cilat janë: Ada Çapi me “morPhina”, Arb Elo me “Ursa Major”, Bardhyl Londo me “Qyteti i pandehmave”, Gazmend Krasniqi me “Romani i dashurisë”, Grigor Banushi me “Simfonia e pambaruar”, Moikom Zeqo me “Universi së prapthi”, Mustafa Nano me “Selam aleikum, baba”, Pranvera Bekteshi me “Ora me rërë” dhe Shkëlqim Çela me “Embriologji”.

Ky selektim i takon fazës finale konkurruese.

Në mbledhjen e radhës së jurisë, dje, këta gjashtë autorë kaluan në finale, prej nga do të dalë autori dhe vepra fituese.

Me këta gjashtë emra, do të shkohet në Ditët e Letërsisë, Razëm/ 2016, që mbahet në datat 27–29 maj 2016.

Fituesi pritet të shpallet të shtunën më 28 maj, po në Razëm.

Ceremonia për dhënien e çmimit “Kadare” do të mbahet në Tiranë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Kamza, zonë shqiptare pranë Shkupit, apo Tiranës?

Nga Ndriçim Kulla* Dallimet politike nisin e bëhen arsye për diskriminim. Kjo...
Read More