Corleone, në tokën e mafies. Nuk jemi të gjithë mafiozë

Corleone, një qytezë me 11 mijë banorë në Siçili, u bë e njohur fillimisht prej romanit të Mario Puzzos, ku personazhi kryesor quhej Majkëll Corleone.

Romani u bë film, dhe filmi i Kopolës u bë kult. Në vitet ’80-’90 Korleone u bë e famshme si vendlindja e Toto Riinës dhe Bernardo Provencanos, dy prej mafiozëve më gjakatarë në historinë e mafies siçiliane.

Toto Riina u varros aty ku lindi, në Corleone, por banorët thonë se janë lodhur nga lidhja që i bëhet mes qytezës me mafien. Dhe të paktën përpara kamerave të një televizioni të huaj, ata nuk hezitojnë ta dënojnë trashëgiminë e Toto Riinës.

“Jo të gjithë në Corleone janë mafiozë, edhe kur udhëtojmë jashtë vendit të shumtë janë ata që na identifikojnë me mafiozët. Mafia lindi këtu, por me kalimin e kohës brezat përmirësohen”, shprehet një vajzë.

“Sigurisht qe jemi mërzitur me lidhjen qe i bëhet Corleone me mafien. Me siguri qe mafia vazhdon te ekzistoje, por Corleone ka ndryshuar. Megjithatë vdekja e Toto Riinës nuk nënkupton vdekjen e mafias”, thotë një djalë.

“Do të ishte mirë të vinit këtu për të realizuar kronika për bukuritë e Corleone dhe jo të na kujtonin vetëm për gjëra të shëmtuara që fatkeqësisht ndodhin kudo. Identifikimi i tokës sonë me mafien është një iluzion i përkohshëm”, shprehet një tjetër banori i Corleone.

“Mafia nuk do të vdesë kurrë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të përpiqet të behet shefi”, thotë një tjetër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Selena konfirmon bashkimin me Justin Bieber, flet për ndarjen me The Weeknd

Selena Gomez më në fund ka konfirmuar ribashkimin me dashurinë e saj...
Read More