Dafina kthehet me Ledrin, apo së bashku sërish vetëm për të kënduar?

 

Çifti i shumëpërfolur i showbizit duket se janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit kosovar, ku i pranishëm ka qenë edhe menaxheri i Dafinës.

Fotot qarkulluan shumë shpejt në rrjete sociale dhe portale të ndryshme. Dafina Zeqiri, këngëtarja kaq e dashur dhe e shumë dëgjuar, nuk është parë të bëjë komente publike.

Ndërsa disa ditë më vonë, në një intervistë eksluzive për Prive, i ftuar ishte Ledri Vula.

I pyetur për raportin me këngëtaren dhe fotot që kishin “çmendur” rrjetet sociale, ai u shpreh: “Nuk ka asgjë më shumë sesa shoqëri dhe miqësi mes nesh.

Pavarësisht ndarjes ne vazhdojmë të ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë dhe kemi një respekt të veçantë për njëri-tjetrin.

Para disa ditësh kemi drekuar së bashku me menaxherin e saj dhe kemi folur rreth disa koncerteve ku pritet të jemi të dy të ftuar dhe për të performuar së bashku disa nga bashkëpunimet muzikore”.

A do t’i japë fund kjo deklaratë e Ledrit aludimeve për një rikthim mes tyre?

Duket se po. Bukuroshja do të jetë e lirë për adhuruesit e saj me sa duket.

Mes këngëtarëve rezulton se ka thjesht miqësi dhe se ndarja ka qenë aq paqësore sa ka lënë hapësirë që të kenë një respekt të konsiderueshëm dhe të ruajnë relatat mes tyre.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Njihuni me vetitë kurative të vajit të ullirit

  Vaji i ullirit, është një produkt që ka një shumëllojshmëri të...
Read More