Dako i përgjigjet akuzave të PD: Nuk merrem me thashetheme


Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako mohon akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga atë që thuhet për mua, opozita kërkon të baltosë punën tonë.

E kam thënë edhe në reagimin tim në Facebook, nuk më trembin këto thashetheme.

Unë jam i vendosur të bëj punën time, dua t’i shërbej me devotshmëri atyre që më kanë besuar.

Ata janë të mërzitur se kanë mbetur me katër deputetë në Durrës, thjeshtë kjo i shqetëson dhe duan të hedhin baltë.

Këto janë sulme politike për të baltosur punën tonë, ne nuk merremi me llafe, shpifje por me punë”.

Sipas PD, emri i Dakos ka dalë në përgjimet e një grupi trafikantësh që hetoheshin për llogari të një dosjeje në Kosovë.

Dosja ka mbërritur në Shqipëri dhe është pjesë e dosjeve tek Krimet e Rënda.

Shkruar Nga
More from Redaksia

A do të jetë Meghan Markle mbretërorja e re në Familjen Mbretërore Britanike?

Princi Harry u raportua se po planifikonte të propozonte Meghanin gjatë pushimeve...
Read More