Dalin detaje për vrasjen mafioze të James Bulger: Tentuan t’ia nxjerrin sytë

Gangsteri me famë botërore, James ‘Whitey’ Bulger Jr. është vrarë në qelinë e burgut pak pasi ishte transferuar në një burg federal në Virgjinian Perëndimore. Ai ishte 89 vjeç.

Bulger ishte transferuar të martën në Hazelton, një burg i sigurisë së lartë.

Një burim i tha TMZ se Bulger ishte në karrige me rrota. Tre të burgosur e tërhoqën mënjanë në një qoshe ku nuk kapeshin nga kamerate sigurisë dhe e goditën me një çelës të futur në çorape.

Burimet thonë se ata tentuan që t’ia nxjerrin sytë. Burimet shtojnë se ai akoma nuk ishte regjistruar në burg, kur e vranë. Dikush do ketë spiunuar për mbërritjen e tij.

FBI thotë se Bulger ka qenë informator i tyre që nga viti 1975, por ai i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.

Bulger ka frymëzuar personazhin Frank Costello në filmin fitues të çmimit Oscar, ‘The Departed’.

Bosi i krimit të organizuar në Boston ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e të paktën 11 personave dhe po kryente dënimin me burgim të përjetshëm. Ai ishte në listën e personave më të kërkuar për 16 vite derisa u arrestua në vitin 2011 në Santa Monika të Kalifornisë.

Në burgun ku u krye vrasja e tij, ka pasur tre vrasje brenda tre muajsh. Stafi thotë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk kanë shumë persona në punë. Historia e jetës së tij ishte kaq befasuese, sepse nuk njihej vetëm si një gangster, por edhe si një Robin Hood i krimit.

Fama e tij si kriminel frymëzoi dhjetëra filma të Hollivudit si ‘Departed’ apo ‘Black Mass’. Bulger lindi në Boston në vitin 1929 në një familje emigrantësh irlandezë.

Ai u arrestua kur ishte 14 vjeç. Më pas nisi të drejtonte një grup rruge, të quajtur Shamrocks. Policia nisi ta quante ‘Whitey’ për shkak të flokëve bionde. Bulger thuhej se e urrente këtë pseudonim, por vendosi ta mbante.

Pasi shërbeu për pak kohë në Forcat Ajrore, ai kreu dënimin e parë me burg në vitin 1956 për grabitje të armatosur dhe akuza për vjedhje kamionësh. Djali i një prej viktimave të tij tha se ai ishte i lumtur që dëgjonte lajmin se ai kishte vdekur.

Kur u kap në vitin 2011, atij iu gjet një thes me para në apartamentin e tij. Ai u dënua në gusht të vitit 2013 për 11 vrasje dhe shumë akuza të tjera. Dënimi ishte dy burgime të përjetshme plus pesë vite.

Bulger e urrente burgun dhe kishte bërë shumë krime për ta shmangur, duke vrarë dëshmitarë, korruptuar drejtësinë dhe duke jetuar në arrati prej 16 vitesh.

Por në fund ishte një mesazh nga një ish-mbretëreshë bukurie islandike që çoi në arrestimin e tij në një apartament në Santa Monika, ku jetonte me të dashurën. Ish-Miss Islanda fitoi 2 milionë dollarë për këtë informacion.

Bulger dhe banda e tij ishte përfshirë në dy dekada në shumë krime, përfshi huadhënie të paligjshme, kumbar, zhvatje, trafik droge dhe vrasje.

Prokurorët thanë se ai kishte mbytur dy gra me duart e tij përpara se të torturonte një burrë dhe ta vriste duke e qëlluar në kokë me automatik.

Një nga anëtarët e grupit të tij pati deklaruar: “Bënim miliona përmes gjobëvënies dhe zhvatjes. Nëse dikush na kallxonte, e vrisnim. Nuk ishim djem të mirë. Merrnim atë që donim”.

Bulger ishte mik me një agjent të FBI, të cilin e kishte njohur kur ishin fëmijë. Mendohet se gangsteri ishte edhe informator i FBI, edhe pse e ka mohuar këtë akuzë. Miku i tij në FBI është dënuar për ryshfet, vrasje, zhvatje etj.

“Ai është një vrasës sociopat,” pati deklaruar detektivi që e hetoi. Bulger nuk pranoi të dëshmonte në gjyq, duke thënë se ai ishte fals.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, nga Prokuroria në Kryesinë e Kuvendit

Rreth orës 10:00 kryeprokurja e Përkohshme, Arta Marku mori çelësat e institucionit...
Read More