Dalin fotot e Ema Andreas së zhveshur në teatër, roli që kaloi parashikimet +16

Pasi pashë shfaqjen “Nëna dhe fëmija”, mendova që askush nga aktorët shqiptarë nuk mund të kishte të qeshurën e madhe, vetëtallëse, përbuzëse ndaj botës, ngulitëse e të dhimbshme, më të fortë se ajo e Ema Andreas.

Ema 1

Picture 1 of 8

Një aktore që, siç e shoh unë, nuk identifikohet nga “gazi i madh” në të përditshmen e saj, prandaj edhe raste të tilla, kur duhet ta bëjë prej dhimbjes, prej pamundësisë, bëhen të paharrueshme.

Por nuk ishte vetëm kjo ajo që e bëri Ema Andrean unike e të pazëvendësueshme në rolin e nënës te shfaqja me regji të Dino Mustafiç. E gjithë shprehia e fytyrës, që në fillim ngjante pak si një lojë e saj me veten e që më pas u tjetërsua në një luftë gjatë se cilës ti nuk kujtoje më se cili ishte emri i vërtetë i personazhit kryesor, plastika e trupit, lehtësia e lëvizjeve të saj brenda skenës eksperimentale të “Tulla Center”, të gjitha këto, bashkë me frymëmarrjet e penguara, zvarritjet e stërmundimin për të “fituar” një bisedë absurde, e bën Emën të dukej një personazh tipik norvegjez, një njeri depresiv në karrierë, të cilit i ka ardhur ora të bëjë disa llogari me veten.

Nuk e di se ç’do të ndodhë në netët në vazhdim të shfaqjes, por në parapremierë, loja e shisheve nuk kishte parashikuar thyerjen e njërës prej tyre. As incidentet e vogla që do t’i ndodhnin Andreas në skenë me një çarje të vogël të këmbës prej qelqeve të pamenaxhueshme që u shpërndanë. Mirëpo kjo, bashkë me të gjithë përleshjen fizike të saj me të birin (aktorin Matia Llapa) e bënë shfaqjen të vërtetë.

Në fund të saj, nuk mund të reagoje menjëherë. Megjithëse Ema vazhdonte të ishte aty, duke u përpjekur të fshihte gjithë lodhjen fizike që kishte kaluar, spektatorët vazhdonin ta shihnin sikur pjesa të mos kishte përfunduar. Sepse Ema Andrea ishte fuqia që e bëri real tekstin e shkrimtarit norvegjez Fosse, frymën e njerëzve të vendit të tij.
Ishte aq e fortë pjesa e saj (e tëra e saj), sa që nuk të ngelej mendja gjatë te të dhënat interpretuese të aktorit të ri Llapa që duhet të ishin më të mira. Nuk të ngelej mendja as te zhveshja e çliruar e Andreas që, sigurisht, nuk mund t’i shpëtonte si elementi më kulmor, portaleve online.

Ndodhi njësoj edhe me shfaqjen e po të njëjtit regjisor, pak kohë më parë kur solli “Equus’ në Tiranë. Zhveshja lakuriq e aktorit kryesor në atë shfaqje e zhvendosi pak vëmendjen, megjithatë, këtë herë, nuk do t’ia dalë (duhet)të të largojë nga thelbi. Këtë u përpoq të thotë edhe vetë regjisori gjatë konferencës për shtyp…

“Nuk kemi kohë të ndalojmë dhe po humbasim dashurinë për nënën, miqtë, fëmijën, gruan. Ajo çfarë dua të them me këtë dramë është një temë e madhe, që e gjejmë jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë botën. Pothuajse të gjithë ndjehemi si të burgosur. Me këtë shfaqje ngremë pyetje, shprehim idetë tona, shfaqim emocionin dhe idetë pozitive, sepse teatri nuk është vetëm një akt estetik, por edhe një akt social. Vetmia e njeriut është tema më e afërt e aktualitetit që po jetojmë. Ja, unë kam reflektuar. Sapo të mbarojë shfaqja, kam menduar të marr nënën time në telefon”.

Drama “Nëna dhe fëmija”, që pati premierën te shtunen, do të vijojë deri në 16 nëntor, në Qendrën Kulturore “Tulla Center”. Mustafiç, duke folur për karakteret e shfaqjes, shtoi se “këta njerëz nuk janë të lumtur, sepse ritmi i jetës dhe morali i shoqërisë u ka bërë vrima në trupat e tyre bosh dhe se, për këtë arsye, impulset e tyre në shfaqje kanë qenë të rënda.

Gozhdoi shoqëritë edhe kur tha se meshkujt e grupimeve patriarkale janë mësuar të thithin femrën deri në marrjen e frymës dhe se baballarët kanë bërë fajtore nënat para të bijve për çdo gjë që ka ndodhur”. Është shfaqja e tretë me të cilën ai vjen në Tiranë dhe një arsye e madhe, sipas tij, janë edhe aktorët e mirë.
“Ka artistë të talentuar, që janë të gatshëm të punojnë me mua për kërkimin artistik dhe estetik. Kam aktorë të mirë dhe një tekst të mirë, me të cilët shpresoj të gjej edhe suksesin përballë audiencës”, tha regjisori që muaj më parë shënoi sukses me “Equus” në Teatrin Kombëtar.
Drama “Nëna dhe fëmija” do të shfaqet me një skenografi artistike nga Klod Dedja, koreografi nga Gjergj Prevazi, kostumografi të Berina Kokonës dhe muzikë të kompozuar nga Ilir Bajri. Skenari është bërë nga Zejlka Udoviciç Plestina, që na tregoi se ka përdorur një gjuhë poetike në funksion të konceptit modern të dramës. Jon Fosse është një nga shkrimtarët bashkëkohorë norvegjezë më të përkthyer dhe të interpretuar. Kritikët e kanë cilësuar si një nga autorët më inteligjentë të dramës dhe letërsisë bashkëkohore.

PERSONAZHET E FOSSE-SË
Shfaqja “Nëna dhe fëmija” trajton njerëz që vuajnë nga izolimi total, vetmia dhe vështirë- si komunikimi. Personazhet e Fosse-së janë të ngecur në mendimet e tyre dhe fjalët e tyre janë monologë, të cilët ndonjëherë kthehen në bashkëbisedim. Premiera është të shtunën për publikun, vazhdon të dielën në mbrëmje për të vijuar dhe net të tjera.
“Nëna dhe fëmija” do të vazhdojë edhe në muajin nëntor nga e hëna deri të enjten për publikun. Ata janë të burgosurit e përjetshëm, të cilët ngarkojnë veten dhe të tjerët. Por, ata nuk janë krijesa indiferente, por janë plot shqetësim shpirtëror, e cila mund të quhet aftësi parandjenje. Karakteret e Fosses janë të ngecur në mendimet e veta dhe prandaj fjalët, të shprehura në fakt, janë monologë, të cilët ndonjëherë shkasin dhe bëhen komunikim.

Atmosfera e sikletshme e tregon sekretin, i cili është i mbytur në të kaluarën dhe çdo komunikim është pak nostalgjik, zbulon ose mbetet i shtypur në egon e karakterit. Por, në atë ndjesi melankolike dhe boshllëku, as nëna, as fëmija ekzistencialisht nuk gjejnë qetësinë dhe heshtjen e dëshiruar, nuk janë në gjendje të bien në paqe me demonët (shpirtrat) personalë, të cilët i përndjekin.

PËR AUTORIN NORVEGJEZ, JON FOSSE
Jon Fosse është një nga shkrimtarët bashkëkohorë norvegjezë më të përkthyer dhe të interpretuar. Kritikët e kanë cilësuar si një nga autorët më inteligjentë të dramës dhe letërsisë bashkëkohore. Shfaqja “Nëna dhe fëmija” trajton njerëz që vuajnë nga izolimi total, vetmia dhe vështirë- si komunikimi. Personazhet e Fosse-së janë të ngecur në mendimet e tyre dhe fjalët e tyre janë monologë, të cilët ndonjëherë kthehen në bashkëbisedim. Mos e humbisni këtë dramë bashkëkohore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e shtunë 21 tetor 2017

Dashi Do bëni çmos që ta largoni rutinën nga jeta juaj në...
Read More