Dalin fotot e festës intime…Albani dhe Çiljeta festojnë 2 vjetorin e lidhjes

Lidhja e tyre ka qenë ndër më të përfolurat, kjo për shkak të famës dhe kuriozitetit që e ka shoqëruar gjithmonë këngëtaren bukuroshe Çiljeta Xhilaga.

9-3

Picture 1 of 3

Marrëdhënia e saj me portierin e njohur të Partizanit, Alban Hoxha, është prej dy vitesh në sytë e medias dyshja simpatike janë fotografuar disa herë bashkë dhe nuk i kanë shpëtuar pyetjeve publike për raportin e tyre, që siç duket vijon të jetë i lumtur…

Përpara disa ditësh, Çiljeta dhe Albani kanë festuar 2-vjetorin e lidhjes dhe ka qenë këngëtarja që me anë të disa fotove të publikuara në story-n e ‘WhatsApp’ ka zbuluar fotografitë e festës intime.

Çifti ka zgjedhur ta festojë me një tortë në formë zemre përvjetorin e lidhjes së tyre, mbi të cilën qëndron fotografia e protagonistëve, mes të cilëve duket se ka një dashuri të fortë.

Aktualisht Çiljeta i është përkushtuar familjes së saj dhe është rikthyer në koncerte, ndërkohë që Albani vazhdon të jetë kapiteni dhe portieri i skuadrës kryeqytetase

Mund te themi qe Albani dhe Çiljeta jane nje nder ciftet me te bukur te showbizit shqiptar!

Shkruar Nga
More from Revista User

Valbona Selimllari mban premtimin, kërcen vallen e Tropojës

Ajo na kishte premtuar të gjithëve se në finalen e madhe të...
Read More