DASH thyen heshtjen: Gruevski të vuajë dënimin



Shtetet e Bashkuara te Amerikës reagojnë për herë të parë pas kërkesës për azil politik të Nikola Gruevskit në Hungari.

Një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë për Politico.eu, se Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari duhet të vuaj dënimin me burg në vendin e tij.

“Gruevski ka qenë i dënuar nga gjykata e Maqedonisë me një proces të drejtë dhe transparent për keqpërdorim te detyrës zyrtare me dy vjet burg.

Dënimi është konfirmuar dhe nga instanca të tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe për katër vepra të tjera penale.

Ne vlerësojmë se proceset gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, tha një përfaqësues i DASH.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Trump emëron diplomatin Philip Kosnett si ambasador në Kosovë

      Presidenti Donald Trump njoftoi synimin për të emëruar diplomatin...
Read More