Dashuria nuk është ashtu siç e përshkruajnë, cilat janë 3 situatat e vështira që kalojnë të gjitha çiftet

Sa herë ju ka ndodhur që teksa lexoni formula të gatshme dashurie në rrjetet sociale, apo në blogjet rozë ku çdo gjë duket si një pasazh i shkëputur nga periudha e romantizmit, të keni pyetur veten: ‘’A është vërtetë kaq e thjeshtë dashuria?’’. JO! Na vjen keq të thyejmë pritshmëritë e gjithësecilit, gjithësecilës prej jush, por marrëdhëniet e përsosura nuk ekzistojnë. Ato ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe një çift përballet gjithë kohës me momente të vështira dhe sfida. Më poshtë, Living ka renditur 3 situatat në të cilën kalon thuajse çdo lidhje.

1.Nuk ekziston “e duhura, i duhuri”: Shumë njerëz mendojnë se duhet të prisni që të vijë partneri i duhur, mirëpo a ekziston vërtetë ai apo jo? Një çift mëson të bashëketojë me të mirat dhe të këqijat që kanë partnerët respektive. Asnjë lidhje nuk ecën vetë edhe pse mendoni se keni gjetur “të duhurin”, për ta bërë të jetojë më gjatë duhet të bashkëpunoni të dy.

2.Pritshmëritë mund të prishin gjithçka: Mund të presësh shumë gjëra nga partneri juaj, por jo që ai,ajo t’ju sjellë gjithçka. Mbajini pritshmëritë tuaja në kontroll, në këtë mënyrë nuk do të keni zhgënjime të mëdha që çojnë në ndarje.

3.Ka raste kur do të ndiheni të mjerë në një marrëdhënie: Gjërat nuk mund të shkojnë kurrsesi vaj gjatë gjithë kohës, do të keni moment të vështira ku do të ndiheni bosh, të mjerë dhe pa kurrfarë dëshire për të ecur përpara. Është thjesht momentale, nëse flisni me partnerin do të mund të kaloni gjithçka. Mos qëndroni kurrë në një marrëdhënie po nuk e deshët ju diçka të tillë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tuneli i mbushur me drogë në Përmet, dy në pranga

Një tunel i mbushur me drogë është zbuluar në Përmet dhe në...
Read More