Dashuritë verore, 10 këshilla pas kthimit nga pushimet

Të dashurohesh në pushime: është një klasik i shkëlqyer që nga adoleshenca e në vazhdim. Është e vështirë në fakt të kuptosh nëse ai ose ajo që të ka prekur zemrën mund të behët një partner i qëndrueshëm apo gjithçka është e destinuar të mbarojë dhe të harrohet brenda pak javësh. Në qoftë se gjatë pushimeve je dashuruar dhe tani je mbërthyer me nostalgji dhe mesazhe në distancë, lexo këshillat tona për të përballuar kthimin në shtëpi dhe për të kuptuar në qoftë se ishte thjesht një dashuri e keqe ose nostalgjia që ndjen është sinjal i një ndjenje të thellë, e cila është në gjendje të mbijetojë në largësi dhe të përballojë vështirësitë.

1- Ndjenja – Rënia në dashuri ndodh, sipas statistikave, mes të rinjve dhe atyre që janë single, në plazh ose në diskotekë. Dashuritë verore në fakt, zakonisht nuk i kalojnë më shumë se dy muaj. Kur je përsëri në qetësinë e shtëpisë tënde është momenti të sqarosh gjëra brenda vetes: merr kohën e duhur për t’u dhënë një emër ndjenjave të tua: hapat e ardhshëm varen sidomos nga kjo.

2- Të më thërrasë ai apo ta thërrasë unë? – Me teknologjitë e sotme është shumë e thjeshtë të mbash kontakt: mos nxito, lëri kohën e duhur që të marrë hapin e parë. Në këtë mënyrë do të kuptosh nëse më të vërtetë të pëlqen ty. Në qoftë se më vonë ai shfaqet pak iniciator, provo ta kontaktosh me një mesazh. Kërkoji lajme, mbase me detaje, që mos t’ia dalë t’i përshkruajë me një sms. Nëse ju pëlqen do t’ju marrë në telefon.

3- Rimendoje – Ndjenja mes dy personave shpesh është një ndjenjë e pakapshme dhe instiktive. Sill në mendje momente të veçanta, për shembull kur jeni përshëndetur për herë të parë. Çfarë ndjesish keni pasur? Ishte një lamtumirë jo-eksplicite apo një mirupafshim? Besojini instinktit tuaj dhe kur dëgjoheni në telefon ose në skype, mundohu të lexosh mesazhet joverbale me tonin tënd të zërit, ose në qoftë se shiheni në video chat, gjuha e trupit.

4- Sinqeriteti dhe kujdesi – Kujdes me bisedat e vështira dhe me deklaratat e shfrenuara të dashurisë: edhe në qoftë se po digjesh nga dashuria, para se të zbulosh ndjenjat e tua bëj një frymëmarrje të thellë dhe arsyeto se cilat ndjenja duhet të shfaqesh. Edhe njëherë bëj kujdes me sinjalet e tua, bëhu empatike, por në të njëjtën kohë bëhu e rezervuar dhe bëhuni më pak të dëshirueshëm.

5- Jo bisedave serioze – Dashuritë e pushimeve janë veçanërisht të shkëlqyera për ndjenjën e butësisë që i shoqëron. Mundohuni ta zgjasni këtë shkëlqim, të paktën edhe për takimet e para pas kthimit. Bisedat serioze dhe impenjimet reciproke mund të presin për më vonë. Ndiq rrjedhën e ngjarjeve, të paktën për disa kohë, pa shumë pritshmëri, por duke shijuar thjesht çastin. Dëshira për një marrëdhënie intensive nuk e bën më të lehtë që ta konkretizosh atë. Ta jetosh me kënaqësi momentin është një emocion i bukur dhe rrit koleksionin e momenteve të bukura të kaluara së bashku.

6- Ndërto vetëvlerësimin tënd – U ktheve nga pushimet me një histori të kënaqshme? Është një injektim i vërtetë i vetëvlerësimit, që të ndihmon të ndihesh e dëshiruar, e dashur dhe më e bukur. Mos e humbisni këtë valë pozitive dhe shfrytëzojeni për t’i dhënë një dinamizëm të ri jetës së përditshme. Ose një ndryshim shikimi, gjej një hapësirë për pasionet e tua, dedikojuni një hobi të ri: kthimi në punë do të duket më i lehtë.

7- Kohë e lirë – E parandaloni veten nga rënia në rutinën e përditshme: në shtator ditët janë ende të gjata dhe klima është verore. Shfrytëzojeni muajin për t’u ndjerë akoma si me pushime. Shko në kinema, tako miqtë, ec me bicikletë ose noto në pishinë: ku i dihet, mund të bësh edhe një takim të ri, këtë herë dy blloqe jashtë shtëpisë.

8- Sintonia – Kultivimi i një marrëdhënieje kalon nëpër gjestet e vogla ditore. E ndjeni dashurinë tuja të verës, por pa e ekzagjeruar: merrni rastin për një bisedë në telefon, por herën e ardhshme prit që të jetë ai që të të telefonojë. Pa u bezdisur kontrollojeni telefonin çdo pesë minuta.

9- Pritjet – Gjatë pushimeve raportet e dashurisë janë të udhëhequra nga instikti natyror dhe nga kurioziteti, po kur kthehesh në shtëpi realiteti mund të jetë një stol i vështirë testimi. Mbaji në kontroll pritjet dhe dëshirat tepër ambicioze: rimendoje verën me gëzim, projekto vjeshtën dhe përqendrohu tek mundësitë e pafundme të së tashmes. Me atë, por edhe pa atë.

10- Sporti – Në qoftë se ndiheni shumë të shtrydhur dhe të duket se kamari është duke marrë përsipër, mbaj mend që nuk ka kurë më të mirë se aktiviteti fizik. Shtatori është një moment shumë i mirë për t’u marrë me sport, edhe në ajër të hapur: zgjidh një disiplinë që të argëton dhe të apasionon dhe rezervoji një hapësirë (idealja është nga një orë, tre herë në javë, por mirë është edhe në weekend). Do të merrni plot endorfinë, do të kesh humor më të mirë dhe do të takosh miq të rinj, pa u lënë shumë hapësirë dashurive të largëta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shtatë grindje në të cilat mashkulli gjithmonë del humbës!

Mashkulli mund të jetë më i fuqishëm verbalisht dhe fizikisht sesa femra,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.