Dasma kthehet në tragjedi, tre viktima nga aksidenti

Kthimi nga dasma, kthyehet në tragjedi. Si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Levan-Tepelenë, tre persona humbën jetën. Ata u mbytën në kanal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ikja e një aktoreje të madhe

Aktorja e madhe Hajrie Rondo ka ndërruar jetë ditën e djeshme në...
Read More