Dasma Mbretërore: Princi Charles vendos ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit

 

Princi Charles ka vendosur ta shoqërojë Meghan Markle drejt altarit të shtunën, kur ajo do të martohet me djalin e tij, Princin Harry, njoftoi Kesington Palace, sot.

Babai i Meghan,Thomas, nuk është në gjendje për të marrë pjesë në ceremoninë e martesës.

E bija dha një deklaratë të enjten ku thoshte se shpresonte që atij t’i jepej mundësia për t’iu përkushtuar shëndetit.

“Zonja Meghan Markle i ka kërkuar Madhërisë së Tij, Princit të Wales që ta shoqërojë atë drejt altarit në Kapelën e Saint George, ditën e dasmës, – tha në një deklaratë Pallati Kensington, – dhe Princi i Uellsit është i kënaqur që mund ta mirëpresë znj. Markle në Familjen Mbretërore në këtë mënyrë.”

Nëna e znj. Markle, Doria Ragland, do ta marrë vajzën e saj në dasmë në Kapelën Saint George në Windsor.

Znj. Ragland do të takohet me mbretëreshën për herë të parë në Kështjellën Windsor më pas, e shoqëruar nga Meghan dhe nga Princi Harry. Deri tani ajo i është paraqitur Princit Charles dhe Princit William.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gabimi që Melania nuk do t’ia falë Donald Trump-it…

  Daljen e të shoqes nga spitali, Donald Trump e përshëndeti me...
Read More