David Cutler: Të japësh mësim gazetarinë në kohën e ‘fake news’

Nga David CutlerHuffington Post

Si mësues historie dhe qeverisjeje, mundohem të bëj më të mirën për të shmangur batutat ose vërejtje mbi atë se çfarë thonë ose bëjnë politikanët. Dua që studentët të fokusohen në procesin e të mësuarit, jo në ato që besoj unë – megjithatë, me ardhjen e kësaj administrate jam bërë më i hapur ndaj idesë së të ndarit të pikëpamjeve të mia kur më pyesin.

Kur vjen puna te klasat e gazetarisë ose kur këshilloj studentët e kanalit të lajmeve ‘The Gator’, nuk e kam problem të shpreh zhgënjimin tim në lidhje me mënyrën se si Presidenti Donald Trump e trajton pushtetin e katert, i cili përfshin redaksitë më të nderuara të vendit tonë.

Kolegët e mi reporterë e kaluan me përbuzje tweet-in e 17 shkurtit ku Trump shkruante: “Mediat e FAKE NEWS (përfshi @nytimes, @NBCNews, @ABC, @CBS, @CNN) nuk janë armiqtë me mi, por janë armiqtë e Popullit Amerikan!”

Studentët e mi, shumë prej të cilëve i kam pasur në klasat ku jap histori, e dinë që nuk jam nga ata që e humb lehtë qetësinë. Por në këtë rast e kisha të pamundur t’i mbaja për vete mendimet mbi ato që i konsideroja deklarata të rrezikshme dhe anti-patriotike të bëra nga zyra më e lartë e qeverisë së këtij vendi.

Gjeneratat që e themeluan këtë vend kanë pasur vështirësitë e tyre në lidhje me mediat. John Adams firmosi legjislacionin në 1798 ku limitohej fjala e medias kur bëhej fjalë për të kritikuar presidentin, lëvizje që Trump do ta mbështeste. Thomas Jefferson gjithashtu ka pasur një raport antagonist me shtypin.

Megjithatë të dy i njihnin medias rolin thelbësor në mbarëvajtjen e shtetit. Përpara se të bëhej president, Adams siguroi në Kushtetutën e Massachusetts, e adaptuar në 1780, se “liria e shtypit është themelore në garantimin e lirisë në një shtet, kështuqë nuk mund të kufizoht në këtë Commonwealth.” Thomas Jefferson shkruante në 1786, ndërkohë që shërbente si Ministër i Shteteve të Bashkuara në Francë, “liria jonë varet nga liria e shtypit dhe nuk mund të kufizohet pa e humbur komplet.”

Nuk është koincidencë që arkitektët e kushtetutës së republikës – edhe ndërkohë që përplaseshin me gazetarët – e vendosën lirinë e shtypit të parën në Kartën e të Drejtave (Bill of Rights). Çdo president që e quan median “fake” më bën të pyes veten së sa e dinë historinë e vendit dhe rolin e madh që ka luajtur media në të bërit e Amerikës vërtet madhështore. Të cilësosh në mënyrë të përsëritur median si “armiku i popullit” më nervozon dhe më zhgënjen.

Këto mendime i ndava me studentët e mi dhe gjithashtu i bëra të qartë se ‘The New York Times’ nuk është as fake dhe as e pamoralshme. A bën gabime ‘Times’? Sigurisht, si të gjithë. Por ama gazeta e rekordeve i pranon gabimet dhe bën më të mirën për t’i korrigjuar.

Në të kundërt të asaj që mund të mendojë presidenti, vetëm pse kolana e opinioneve në gazetë anon majtas, kjo nuk do të thotë se mbulimi që i bëhet lajmeve në përgjithësi është i kontaminuar. Reporterët, edhe të mediave të tjera, janë seriozë në ruajtjen e objektivitetit, dhe në të shumtën e rasteve punojnë jo në të njejtin kat me ata që shkruajnë editoriale dhe opinione. E gjithë kjo për të evituar ndikimet dhe presionet.

Dua që studentët e mi të kenë besim në media dhe unë bëj më të mirën për ta kultivuar këtë besim. Këtë e bëj duke i udhëzuar në procesin e marrjes dhe shkruajtjes së lajmit. Shpesh, reporterët zbresin edhe njëherë në terren për të krijuar një perspektivë tjetër dhe redaktorët punojnë me ta për të përmirësuar aftësitë e të shkruarit. Përpara se lajmet të publikohen online, një kopje rishikohet nga të paktën katër pjesëtarë të stafit, përfshi mua, për t’u siguruar mbi saktësinë dhe paanësinë e lajmit. Kur ndonjë nga gazetarët e rinj çuditet se sa kohë merr një artikull për t’u publikuar, unë i kujtoj se si mund të ndihen gazetarët në redaksitë e mëdha të lajmeve.

E gjithë kjo nuk do të thotë se ‘fake news’ nuk ekzistojnë. Sigurisht që po, por jo në mediat e mëdha të konsoliduara. Ka një ndryshim të madh mes të marrit të një lajmi me pasaktësira dhe mes ndryshimit të lajmit për të keqinformuar njerëzit, këtë ndryshim Trump nuk e kupton edhe aq mirë. Asnjëra nuk është e pranueshme, por ama njëra është shumë, shumë më e rëndë se tjetra.

Unë i them studentëve se kam besim se edhe nëse një redaksi lajmesh nuk është e përgjegjshme për reporterët dhe se çfarë ata shkruajnë, të tjerët do të jenë të përgjegjshëm. Në fakt impenjohem për t’i mësuar studentëve të ndajnë një medium të besueshëm nga një që ka për qëllim keqinformimin – si përshembull ‘Infowars’ e Alex Jones, që kërkon thjesht të tërheqë klikime duke përhapur thashetheme dhe propagandë.

Tani që fillon edhe shkolla, i bëj thirrje arsimtarëve të dënojnë sulmet e vazhdueshme të Trump ndaj medias. Sa për mua, unë do të vazhdoj t’i kujtoj studentëve se një reportazh kritik mbi presidentin nuk përbën ‘fake news’ – është thjesht Trump që sillet si ‘lule mos më prek’ ndaj investigimeve dhe llogaridhënies.

*Përktheu: Aldo Baxhaku

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Rrugët”, ish-ministri Sokol Dervishaj dëshmon te Krimet e Rënda

  Një tjetër ish-minister i Transporteve i LSI Sokol Dervishaj eshte paraqitur në Prokurorinë...
Read More