De Biasi publikon listën paraprake, Bild: Trupa ‘pa emër’



de biasiTrajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka publikuar paraditen e së shtunës listën paraprake të lojtarëve që do të debutojë në Euro 2016.

Në një konferencë për shtyp De Biasi ka deklaruar se, përzgjedhjen e lojtarëve e ka bërë në autonomi të plotë dhe pa presione.

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi.

Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj dhe Veseli.

Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi.

Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica dhe Gashi.

Ndërkohë, e përditshmja më e madhe europiane, Bild, i kushton një artikull të posaçëm kombëtares shqiptare.

Sipas tyre, ky është debutimi në një kompeticion të madh i trupës ‘pa emër’.

“Shqipëria është kualifikuar në mënyrë sensacionale për në Europian. Suksesi historik ka bërë që Kombëtarja të vlerësohet si krenaria e kombit”.

“Edhe pse ekipi shqiptar nuk ka yje të mëdhenj, aty janë disa lojtarë që e fitojnë vetën bukën në ekipet e tyre. Talenti 21-vjeçar i mbrojtjes, Elseid Hysaj, ka klas ndërkombëtar dhe është lojtar i rregullt i Napolit dhe vlerësohet tashmë në treg me 9 milionë euro”.

Sipas gazetës, Gianni De Biasi e mori kombëtaren shqiptare në dhjetor të vitit 2011 me misionin “për të arritur të pamundurën”.

“Në një gazetë zvicerane, De Biasi ishte ankuar për Serinë A në Itali: Doja të largohesha nga një futboll që ma shpif. Dua të jem aty ku paguhem dhe vlerësohet puna ime”.

“Ky vlerësim tashmë nuk ka dyshim për italianin e veriut, që ka marrë nënshtetësinë shqiptare prej vitit 2015”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Ëndrra për të fluturuar nga Kukësi

Pesë muaj pas miratimit të marrëveshjes me koncesionarin e Rinasit, nuk ka...
Read More