De Maiziere: Turqia duhet të sqarojë kritikat



de-maiziere

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière ka kërkuar nga Turqia që të sqarojë kritikat e vëzhguesve ndërkombëtarë për manipulime në referendum. “Tani duhet të shpjegohet shpejt nëse vërtet votimi ka kaluar në një atmosferë fer dhe të pastër – nëse në Turqi mund të flitet për kushte normale”, tha politikani i CDU, për gazetën “Rheinische Post”.

De Maizière shpreson se qeveria turke do të jetë “aq e arsyeshme” sa të evitojë përshkallëzimin e mëtutjeshëm të gjendjes, sepse gati gjysma e votuesve ishin kundër ndryshimeve kushtetuese. Duke folur për numrin e madh të votuesve turq në Gjermani, që i thanë “po” ndryshimeve, ministri i Brendshëm tha: “Unë pres që pikërisht turqit që jetojnë në Gjermani të marrin pjesë në një debat konstruktiv për të ardhmen e përbashkët.” 2Një përplasje tjetër mes kulturave tona nuk guxon të ketë.”

Özdemir: “Na duhet një ofensivë për integrim”

Kryetari i ekologjistëve Cem Özdemir deklaroi për “Passauer Neuen Presse”, se votimi i turqëve në Gjermani e ka tmerruar. “Ne kemi nevojë për një ofensivë për integrim më të mirë”, theksoi ai. Tani po na hakmirren lëshimet e CDU-së dhe SPD-së nga vitet e kaluara, mendon ai. Özdemir ka kërkuar në një deklaratë për gazetën “Bild” nga turqit që jetojnë në Gjermani që të deklarohen për vlerat e vendit ku jetojnë. “Njeriu duhet të respektojë vlerat dhe Kushtetutën e vendit tonë ku jetojmë, nëse duam të jemi të lumtur këtu”.

Komisioni zgjedhor në Turqi ka konstatuar se 63,1 % e votuesve turq në Gjermani kanë votuar për ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që numri i përgjithëm ishte 51,4 %. Kjo do të thotë se në Gjermani ka qenë përqindja shumë më e madhe e atyre që kanë mbështetur Erdoganin. Vëzhguesit e OSBE-së kanë shprehur rezerva ndaj votimit, për shkak të parregullësive të shumta gjatë procesit zgjedhor. Të njëjtat kritika janë dëgjuar edhe nga Këshilli i Evropës. Vëzhguesit kanë kritikuar Erdoganin për “keqpërdorimin e resurseve shtetërore”.

Ndërsa Erdogan i ka quajtur “jo serioze kritikat dhe raportet e vëzhguesve”. “Vendi ka pasur votim demokratik më të mirë se në të gjitha vendet tjera perëndimore”, tha ai.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Roza Lati ka vendosur t’i nënshtrohet sërisht ndërhyrjeve kirurgjikale

Roza Lati pas operacionit plastik të hundës , tani po përgatitet për...
Read More