Debate të ashpra në parlament. Opozita bllokon foltoren, Ruçi mbyll seancën, ja si reagon Rama

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kushton fjalën e tij në foltore dosjes së vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha thotë se Fatmir Xhafaj ka përgjegjësi ligjore dhe politike dhe ka shkelur ligjin për të mbrojtur të vëllanë e tij Agron Xhafaj.

PD e akuzon Xhafën për falsifikim të dokumenteve zyrtare për të mbrojtur vëllain.

“Xhafaj tha se kjo ishte një çështje e sajuar dhe se nuk kishte fakte dhe prova. Dje PD publikoi dosjen e plotë të drejtësisë italiane.

Vetëm në mbrëmje Fatmir Xhafaj mblodhi kurajon për të murmëritur para mediave se vëllai i tij ishte në momentin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

Vëllai i Fatmir Xhafaj është furnizuesi kryesor i organizatës me kokainë. Është një person i dënuar me vendim të formës së prerë, këto janë faktet në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar.

Ai nuk ishte në vendin dhe në kohë e gabuar, po ishte në pjesën drejtuese të një grupi të krimit të organizuar. Ky vendim faktoi ekzistencën e një grupi kriminal, dhe rolin e Fatmir Xhafajt. Ky është vëllai i Fatmir Xhafaj që jeton i lirë në Shqipëri.

Ishte detyrë e Policisë së shtetit që të merrnin të gjitha masat për arrestimin e tij, dhe të bëhej ekstradimi në drejtim të italisë.

Dje Xhafaj u detyrua që të pranonte që gënjeu, po nuk tha asgjë në lidhje me detyrimin e tij si ministër. Ka shkelur ligjin për të mbrojtur vëllanë e tij trafikantë. Dje Xhafaj tha se nuk kishte asnjë

Xhafaj në kohën kur ishte në krye të reformës në drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare  nenin 491 duke konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumeneve”, u shpreh Basha.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të opozitës Lulzim Basha, kur ai po fliste për çështjen e Fatmir Xhafajt.

Pasi mbaroi minutat e parashikuara, fjala u ndërpre, por Basha u revoltua.

Ai thirri pranë foltores deputetët, që bllokuan seancën.

Ruçi nuk e ndërpreu seancën, por e mbylli atë fare.

Ndërkohë kreu i PD, që më herët e quajti Fatmir Xhafajn si ‘peshk të madh’, vazhdoi të transmetonte live në FB.

Basha tha se Fatmir Xhafaj duhej të dilte me pranga nga salla.

Sipas tij, të tjera fakte tronditëse do publikohen.

seanca2seanca4
 basha1basha2basha3basha4basha5
Shkruar Nga
More from Redaksia

Maks Velo: Enver Hoxha e pati të lehtë të krijonte mitin e tij, e ndihmuan shumë shkrimtarët dhe artistët..

UET-PRESS botoi një ditë më parë librin “Jetë paralele”, një botim për...
Read More