‘Debati me Berishën’, Hoxha: Familjen e largova, nëna përfundoi në spital

Gazetari Artan Hoxha i është kthyer momentit të debatit që pati me ish-kryeministri Sali Berisha live në televizion.

Ai ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vila 24” në News 24 dhe foli pikërisht për këtë për këtë debat të fortë që pati në “Studio e Hapur” me ish-kryeministrin.

Hoxha u shpreh se pas debatit të nxehtë, kur ai lëshoi akuza të forta ndaj Berishës, e largoi familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin nga Tirana, pasi i trembej asaj që mund të ndodhte më pas.

Gjithashtu tha se nëna e tij, që jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital.

Pas debatit që pata me Berishën, e largova familjen nga Tirana.

Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në telefon nga Çorovoda, prindërit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes.

Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, rrëfeu Hoxha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Përfundon kontrolli, çfarë morën hetuesit në shtëpinë e Tahirit?

Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në banesën e Saimir Tahirit ditën...
Read More