Debati për Akademinë/ Pas Ramës shpërthen edhe Lindita Nikolla: Pika e fundit që “derdhi kupën”

Pas debatit që përfshiu Akademinë e Shkencave dhe zgjedhjeve për kryetarin dhe nënkryetarin e ri që u mbajtën dje në këtë institucion, ka reaguar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Me anë të një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Nikolla thekson se kryeministri Edi Rama u angazhua për dialog në këtë institucion, duke qëndruar në të njëjtën linjë me të për ndërprerjen e buxhetit.

Mes të tjerash Nikolla theksoi se zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni. Ajo shtoi se financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë, duke nënvizuar faktin se tashmë u ‘derdh kupa’.
 

Nikolla tha se në takimin e realizuar në Kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, Rama ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe ka kërkuar përulësisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët.

REAGIMI I NIKOLLËS

Kush e komenton mbrapsht politikisht, mediatikisht apo inatçorisht deklaratën e djeshme të Kryeministrit mbi Akademinë e Shkencave, si një reagim momental, është në rastin më të mirë i painformuar.

Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe kakërkuar përulesisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.

Sidoqoftë, ne kemi vijuar punen tonë ne tri drejtime:
a. Shkrimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Kërkimit Shkencor, Tekonologjisë dhe të Inovacionit, për vitet 2017-2022;
b. Përgatitjen e Dokumentit Politik për Reformimin Institucional të Kërkimit Shkencor;
c. Përgatitjen e Draft-Ligjit të ri per Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin.

Produktet e punës, në të tri këto drejtime, flasin vetë dhe, me fillimin e punës së qeverisë së re, do të dalë në pah edhe pseja e deklaratës së djeshme të kryeministrit, të cilën e mbështes plotësisht, si të gjithë ata që e kanë ndjekur nga brenda ecurinë e këtij procesi. Të njëjtën bindje me kryeministrin ndajnë edhe persona të tjerë, publikisht të rreshtuar më shumë se sa një herë kundër qeverisë.

Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni. Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mbështetësit e Tahirit mblidhen para kryesisë së Kuvendit

  Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ishte duke hyrë në ambientet...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.