“Debati për lobimin”, kryediplomati rus: Nuk shohim problem tek anëtarësimi në BE

 

Në kuadër të diskutimeve për çështjen e lobimit të PD në Uashington, pas spekulimeve se pas kësaj historie fshihet Rusia, faqja “Transitions Online” ka publikuar një qëndrim të kryediplomatit rus, Sergei Lavrov.

Dihet që Rusia e ka problem zgjerimin e NATO-s, por cili është qëndrimi i këtij vendi sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian?

Duke folur për një revistë bullgare, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia nuk e ka problem.

“Rusia nuk sheh ndonjë problem sa i përket shteteve të Ballkanit, që po tentojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Eduropian.

Por ata duhet të vendosin pa presionin e jashtëm nëse kushtet e nevojshme për anëtarësim janë në përputhje me interesat kombëtare të tyre.

Natyrisht, aspiratat për integrimin europian të vendeve të Ballkanit nuk duhet të jenë një pengesë për marrëdhëniet e tyre me vendin tonë,” tha Lavrov.

PD ka mohuar se lidhjet ruse kanë ndikuar tek lobimi i tyre në Uashington.

Kurse socialistët në pushtet i kanë mëshuar shumë kësaj piste ditët e fundit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Flicka Elisa; vajza me stil retro

    Ajo është një nga personazhet më interesantë të Instagramit. Me...
Read More