Debati televiziv, Schulz sfidon Merkel


Debati televiziv i së dielës mbrëma, mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe sfidantit të saj më të madh në zgjedhjet e 24 shtatorit, Martin Shculz, përshkruhet si shansi i fundit i socialdemokratit për të shpëtuar fushatën e tij zgjedhore.

Schulz, që e akuzon shefen e ekzekutivit se i ka vënë në gjumë votuesit me përgjigjet e saj evazive, ku shmanget marrja e angazhimeve konkrete, do të ndeshet verbalisht me të, gjatë 90 minutave të përballjes së vetme televizive mes tyre, përpara se gjermanët t’i drejtohen qendrave të votimit.

Ish kreu i Parlamentit Europian ka shumë shpresa tek të pavendosurit dhe uron të tërheqë nga vetja miliona zgjedhës, duke i dhënë fund kështu një rënieje shkatërrimtare të popullaritetit.

Schulz pati një dallgë të jashtëzakonshme mbështetjeje pas marrjes së frerëve të SPD -së në muajin janar, por i gjithë ai entuziazëm u venit shpejt dhe debatin ai e nis në pozitat e humbësit.

Gati dy të tretat e gjermanëve të pyetur nga kanali televiziv ARD e shohin që tani Merkelin si fituese të zgjedhjeve. Kancelarja kryeson madje edhe në radhët e simpatizantëve të social-demokratëve.

Vetëm 17 % e gjermanëve me të drejtë vote mendojnë se Schulzi do të arrijë një rezultat të mirë në 24 shtator. Atë sidoqoftë nuk e nervozon përballja e së dielës me rivalen që deri më tani, e kishte refuzuar përfshirjen në një debat luftarak të këtij lloji.

“Nëse një fushatë elektorale përcaktohet si e mirë vetëm atëherë kur njerëzit kalojnë në fyerje kundër njëri-tjetrit, po jua them që tani se kjo nuk është aspak ideja që unë kam për fushatën”, pati thënë Merkel gjatë konferencës së përvitshme me shtypin, këtë verë. 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Veliaj: Rriten investimet në fshat, paketë investimesh për qendrat rurale

  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi rrugën e re...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.