Dëbimi i diplomatëve amerikanë nga Rusia, ambasada e SHBA: Përkeqëson marrëdhëniet

Ambasada amerikane në Tiranë, në një reagim zyrtar në profilet e saj në rrjetet sociale shprehet se vendimi rus për të dëbuar diplomatët amerikanë përkeqëson marrëdhënien SHBA- Rusi.

“Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis SHBA dhe Rusisë. SHBA dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në deklaratë e ambasadës.

Vetëm pak ditë më parë edhe Shqipëria dëboi dy diplomatët rus Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.

Kremlini njoftoi të enjten se do të dëbojë 150 diplomatë perëndimorë dhe se do të mbyllë konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Shën Peterburg.

Veprimi vjen si hakmarrje për dëbimin e më shumë se 150 zyrtarëve rusë nga vende të tjera, si reagim ndaj një sulmi me agjent nervor në tokën britanike, për të cilin Londra dhe aleatët e saj fajësuan Moskën.

Lidhur me vendimin ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov tha se kishte njoftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon M. Huntsman Jr. 60 diplomatë amerikanë do të dëbohen nga Rusia, njësoj sa numri i diplomatëve rusë të dëbuar nga Uashingtoni.

Kriza lidhur me helmimin e një ish agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij ka nxitur tensione mes Kremlinit dhe Perëndimit në nivelin më më të lartë në dekada. Reagimet hakmarrëse ngrenë dyshimet mbi një përshkallëzim të mëtejshëm e më serioz, qoftë ky publik apo i fshehtë.

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More