Dëbimi i diplomatëve rus, Lubonja: Rama më ‘katolik se Papa’…

Analisti Fatos Lubonja ka dhënë mendimin e tij ditën e sotme në lidhje me vendimin e qeverisë Rama për dëbimin e diplomatëve rusë nga Shqipëria duke iu bashkuar “luftës” që Europa i ka hapur Rusisë pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal në Britani.

I pyetur në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Lubonja tha se Shqipëria këtë “përzënie” e bëri për të mbështetur Britaninë e Madhe në kuadrin e vendeve perëndimore.

 

 

Megjithatë ai shpehet se në të tilla çështje nuk duhet të tregojmë zell të tepruar por ta shohim me gjakftohtësi, shkruan ‘BalkanWeb’

“Debati që mund të bëhet është sa kjo “përzënie” ndikon, në tërësinë e vet mund të themi se përzënia është vlerësim e mbështetje për Britaninë e Madhe në kuadrin e vendeve perëndimore, ku vendin kampion për përzënie e zë SHBA-ja.

Ajo që vë re unë është që neve na shkon ajo thënia: Bëhemi më katolikë se Papa. Jo të gjithë vendet e Europës kanë dëbuar diplomatë.

Lidhet dhe me atë se kush është në pushtet, një e majtë apo një e djathtë. Kurse ne, të majtë të djathtë, lart poshtë, këta tanët i mbyllin sytë dhe shkojnë si kalë karroce me Europën.

Është një çështje që shqetëson botën, por na shqetëson dhe ne. S’duhet të mbyllim sytë. Greqia e Turqia nuk kanë dëbuar. Ata që kanë dëbuar janë vendet që janë më të kërcënuara nga Rusia që nga Bashkimi Sovjetik.

Kjo është çështje që duhet parë me gjakftohtësi jo me këtë zellin tonë të tepruar, se na tregon të paaftë në politikë. Ky zelli pro-amerikan anti-rus i Ramës, është përpjekje për të larë mëkatet e brendshme. Se lidhet dhe me atë që akuzon dhe opozitën për financimet ruse.

Nuk mendoj se ka shumë ndikim rus në Shqipëri, mund të flasim për ndikim rus në Ballkan por jo në Shqipëri. Nuk është se u kthyem te Lufta e Ftohtë apo historia e vjetër,” tha Lubonja.

Arrestimi i Marko Gjuriç

Lubonja: Lidhur me atë që ndodhi në Kosovë, u alarmuan serbët, u alarmua Vuçiç. Skena aty ishte shumë dramatike. Se ndizen dhe gjakrat dhe krijohet një situatë jo e këndshme. Mendoj se këta që e kanë bërë në Kosovë e kanë bërë për interesin e tyre. E kanë bërë atë spektakël për arsye të brendshme. Se i falën tokën malazezëve para ca ditësh dhe tani bëjnë këtë xhest që të duket si heroik. Ky është një acarim që krijon probleme ndërkombëtare. Siç u tha që Vucic foli në telefon me Putin.

Heshtja e Trump për dëbimin e diplomatëve rusë

Lubonja: Sepse është diçka kontradiktore, se përshëndeti Putin kur fitoi zgjedhjet dhe tani të dalë të flasë për dëbimin e rusëve. SHBA e ka përcaktuar Rusinë si rrezik.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dieta e panjohur që të humb 5 kg në një javë

Ka disa kombinime ushqimesh që bëjnë mrekulli dhe ju bëjnë të dukeni...
Read More