Deklarata befasuese e presidentit austriak, Bellen: Të gjitha gratë duhet të mbajnë mbulesën

alexander-van-der-bellen

Prej 100 ditësh Alexander Van der Bellen (73) është presidenti i Austrisë. Por tani ka një debat rreth tij. Arsyeja: Për shkak të solidaritetit ai kishte kërkuar që të gjitha gratë të mbajnë mbulesë.

Kjo deklaratë është kryer gjatë një diskutimi përpara nxënësve të hënën, për rritjen e tendencave anti-Islame.

“Nëse ndokush diskriminohet se mban mbulesën Islame, do vijë dita, që ne duhet ti lusim të gjitha gratë të mbajnë një mbulesë – të gjitha – në solidarizim kundrejt atyre që për arsye religjioze e bëjnë,” tha Van der Bellen.

Por kjo deklaratë ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale, ku më të pranishmit janë nga partia populliste FPÖ.

Shkruar Nga
More from Revista User

Analiza e New York Times: Gjermania, në krizë!

Gazeta më e madhe në botë, New York Times, shkruan në një...
Read More