Deklarata e beftë e Ambasadorit të OSBE: Mund të shohim një grua kryeministre në Shqipëri

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, rekomandoi sot që në Kodin Zgjedhor të kthehet dispozita që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori i OSBE-së është shprehur gjithashtu se ndoshta në të ardhmen mund të shohim edhe nje kryeministre grua në Shqipëri.

Duke folur në një konferencë për gratë në politikë, organizuar nga UN Ëomen, Borchardt tha: “Kodi Zgjedhor i mëparshëm përmbante një dispozitë, që lejonte refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësonin kuotën gjinore ligjore.

Kjo dispozitë është hequr në Kodin e tanishëm. Ne rekomandojmë fuqimisht rivendosjen e dispozitës që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore.

Thjesht vendosja e një gjobe për partitë politike, listat zgjedhore të të cilave nuk plotësojnë kuotën gjinore, nuk e çon përpara kauzën e grave në politikë po aq mirë sa refuzimi i listave…”

“Ndoshta dikur në të ardhmen mund të shohim një grua kryeministre në Shqipëri, duke ndjekur kështu prirjet evropiane dhe rajonale. Deri atëherë, ne punojmë në mënyrë të përkushtuar që të shohim më shumë gra këshilltare vendore, deputete dhe në poste të larta shtetërore”, vijoi ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

50 agjentët shqiptarë që punuan për Sigurimin, CIA-n e KGB-në

Spiunët shqiptarë që kanë punuar për Sigurimin, por edhe ata që kanë...
Read More