Dekriminalizimi iu ndërpret mandatin 48 këshilltarëve



Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar ndërprerjen e mandateve për 48 këshilltarë, që s’dorëzuan deklaratën brenda afateve. Një pjesë e tyre e kanë dorëzuar në DAP dhe një pjesë me vonesë

Të parët që do të preken nga procesi i dekriminalizimit janë ata që për arsye të ndryshme nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Ndërsa ka nisur procesin e verifikimit të deklaratave të bëra nga të gjithë personat e zgjedhur që janë subjekt i ligjit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të procedojë edhe me të gjithë ata të tjerë të zgjedhur që ose nuk iu janë përgjigjur detyrimeve ligjore ose e kanë bërë atë duke iu drejtuar të tjerave institucione.

Për këtë qëllim, KQZ ka përgatitur projektvendimin “Për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit, për anëtarët e këshillave bashkiakë, të cilët nuk kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit në KQZ, brenda afatit ligjor”, që do ta diskutojë në mbledhjen e së martës, ku dhe propozohet që për të gjithë ata këshilltarë që nuk e dorëzuan deklaratën e dekriminalizimit t’u ndërpritet mandati.

Por për këtë, KQZ-së do i duhet të debatojë të martën, pasi grupi prej 48 këshilltarësh kanë specifika të ndryshme dhe që ndahet në tre pjesë: në ata që s’e kanë dorëzuar fare, në ata që e kanë dorëzuar me vonesë dhe në ata që e kanë dorëzuar gabimisht në Departamentin e Administratës Publike.

Këshilltarët që nuk e kanë dorëzuar

Pjesa më e madhe e këshilltarëve që propozohet nga administrata e KQZ-së që t’iu ndërpritet mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak, janë ata që nuk e kanë dorëzuar fare deklaratën e dekriminalizimit.

Plot 25 prej tyre nuk kanë denjuar fare ta dorëzojnë vetëdeklarimin e dekriminalizimit, duke mos iu përgjigjur detyrimit që përcakton ligji.

Ndaj duket se për këta 25 këshilltarë, vendimmarrja e KQZ-së për t’i ndërprerë mandatin e këshilltarit do jetë më e lehtë, pasi askush nuk mund të justifikojë neglizhencën për të plotësuar një detyrim të tillë ligjor.

Këshilltarë që e kanë dorëzuar me vonesë

Kategoria e dytë dhe që pritet të ngjallë debat në mbledhjen e KQZ-së është e atyre këshilltarëve që e kanë dorëzuar vetëdeklarimin, por këtë gjë e kanë bërë jashtë afateve ligjore.

Përfaqësuesit e partive politike në KQZ pritet që për këtë kategori të kërkojnë një përjashtim, kjo për vetë faktin se këta këshilltarë e kanë dorëzuar deklaratën pavarësisht vonesës.

Natyrisht, sipas tyre, në këtë rast duhet të merret parasysh edhe fakti se ky proces zhvillohet për herë të parë në vendin tonë dhe shumë persona nuk kanë pasur dijeni.

Në total, janë 12 këshilltarë që e kanë dorëzuar me vonesë formularin, ndërmjet të cilëve është edhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

Ata që e kanë dorëzuar në DAP

Gjithashtu, pjesë e kësaj vendimmarrjeje është edhe një kategori e tretë dhe që ka të bëjë pikërisht me ata këshilltarë që e kanë dorëzuar vetëdeklarimin në Departamentin e Administratës Publike.

Kjo me siguri pritet që të tolerohet nga KQZ, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me mosnjohje të ligjit, çka për rrjedhojë ka sjellë dhe një ngatërresë për institucionin ku duhet të dorëzohet deklarata.

Lista e këshilltarëve që rrezikojnë mandatin

Nuk e kanë dorëzuar

Emisa  Osoja – Berat

Defrim Hysenbelli – Poliçan

Sever Lezaj – Mat

Julind  Kullaj – Krujë

Joana   Troplini – Shijak

Mentor Kllari – Shijak

Nexhip            Elezi – Shijak

Elton Bano – Lushnje

Shahin Isufaj – Këlcyrë

Iliada   Toshi – Maliq

Spasa   Zhyrko – Pustec

Ilir Pjetraj – Kurbin

Arben  Nikolli – Kurbin

Anton Frroku – Lezhë

Merita  Dushku – Lezhë

Eduina Pali – Lezhë

Alfred Gjomarkaj – Mirditë

Beito Kotaj – Malëzi e Madhe

Mhill    Prroni – Shkodër

Albana Baja – Kamzë

Ali Haziraj – Kamzë

Xhevat Hylviu – Kavajë

Keliana mustafaj – Kavajë

Hysen  Koçi – Kavajë

Naim   Sela – Vorë

E kanë dorëzuar jashtë afatit

Alketa Çanaku – Dibër

Alfred Maloku – Durrës

Ahmet Bajrami – Durrës

Xhevdet Shullazi – Krujë

Astrit Hoxha – Shijak

Xhuljeta Boriçi – Librazhd

Devis Leshi – Lushnjë

Erion Haruni – Korçë

Fatmir Kasmi – Kurbin

Xhulia Gjoka – Vorë

Vasillaq Bollano – Himarë

Bukuroshe Isufaj – Vlorë

Dorëzuar në DAP

Muharem Rama – Dibër

Lulzime Dani – Dibër

Murat Koliqi – Mat

Ronald Çerepi – Elbasan

Bukurosh Maçi – Peqin

Elvira   Koçi – Divjakë

Adanalda Hasani – Fier

Albert  Divjaka – Lushnjë

Klodeta Dibra – Tiranë

Luan Bregasi – Tirane

Qesko Çakalli – Sarandë

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Gara që vetëm mund të humbet

-Komunikimi politik nga A në Zh Nga Julian Zyla Donald Trump është...
Read More