“Delet”: Fjalët e fundit të 22-vjeçarit shqiptar të vrarë në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar, i quajtur Andrea Ndoja, humbi jetën në Sinalunga të Italisë, pasi u qëllua nga një 45-vjeçar italian.

Autori i krimit është Giulio Sale, një bari nga kjo zonë.

Ai e qëlloi shqiptarin me një plumb në fyt dhe më pas u largua.

Policia iu vu në ndjekje dhe arriti ta arrestojë pak më vonë, pasi italiani theu këmbën gjatë ndjekjes.

Ende nuk dihet motivi i krimit të rëndë, por Ndoja ka mundur të ecë ashtu i plagosur dhe të shkojë tek një shok i tij, Toni, të cilit i ka thënë fjalët e fundit.

“Delet”, i është shprehur ai Tonit.

“Delet janë kthyer,” i ka thënë ai, përpara se të ndërronte jetë në krahun e shokut.

Historia e ka lënë të tronditur Tonin.

Policia ende po heton, pasi nuk dihet motivi i krimit të rëndë.

Mendohet se italiani e kishte përgatitur gjithçka prej ditësh.

Një nga pistat e hetimit është konflikti mes tyre për çështje financiare, ose për çështje droge.

Shkruar Nga
More from Redaksia

DW: Shkrimet ndezën zemërim, ja pse u bojkotua darka e Ramës në restorantin luksoz

  Vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë...
Read More