Delvinë, duke lëvizur me 285 kg kanabis, në pranga 2 persona

Një 30-vjeçar dhe një 27-vjeçar janë arrestuar ditën e sotme në Delvinë, pasi gjatë kontrollit të tyre policia konstatoi 285 kg kanabis.

Elsion Leskaj, 30 vjeç, banues në Delvinë dhe Zyber Leskaj, 27 vjeç, banues në Delvinë, u vunë në pranga në lagjen ”Papuçiu”, në Delvinë.

Të dy këta person sipas policisë, kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip ”Mercedes Benz”, në momentin kur janë ndaluar nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit në mjet u gjet edhe lënda narkotike.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale të ”Prodhim shitjes së narkotikëve”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Berisha reagon për shkarkimin e Tahirit: Ja ku do përfundosh tani

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje e lajmin për shkarkimin e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.