Denoncon zhdukjen e të fejuarës në Itali, 50-vjeçari shqiptar i jep fund jetës

TREVISO- Një 50-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvra në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Cornuda të Trevisos. ‘Ansa’ shkruan se shqiptari i dha fund jetës në banesën e tij të dielën, në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë, ngjarja bëhet edhe më dramatike, pasi më datën 17 nëntor Daniel Paskali kishte denoncuar në polici zhdukjen e të fejuarës së tij. Bëhet fjalë për Sofiya Melnyk 43-vjeçare nga Ukraina, e cila ishte zhdukur 10 ditë më parë në këtë zonë, pa lënë gjurmë.

Nuk përjashtohet mundësia që të dyja ngjarjet mund të kenë disi lidhje me njëra-tjetrën. Ndërkohë, makina e gruas u gjet në zonën e ‘Forcella Mostaçit’. Pavarisisht se është gjetur mjeti i gruas, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj. ‘Il gazzettino’ shkruan se karabinierët po kontrollojnë kryesisht në zonën e pyllëzuar të Montellos. Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes, si dhe kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur

Shkruar Nga
More from Revista User

Digjet banesa në Tepelenë, nëna kishte mbuluar foshnjen me trupin e saj

Në katin e parë të pallatit ku banonte shtetasi G.Shehu ka rënë...
Read More