Denzel Washington rikthehet së shpejti në ekranin e madh me ‘Equalizer 2’

 

Filmi i vitit 2014 “Equalizer” solli në skenën kinematografike Denzel Washington në rolin kryesor si spiuni i dalë në pension, Robert McCall, i cili u rikthye në punë për t’u hakmarrë ndaj një armiku.

Ky film pati një sukses të padiskutueshëm, ku fitoi mbi 192 milionë dollar në mbarë botën, kundrejt buxhetit të tij prej 73 milionë dollarësh.

Tashmë, një seri e dytë e këtij filmi, “Equalizer 2” do të dalë shumë shpejt në sallat e kinemave, ku rikthehen Denzelin në rolin kryesor.

Këtë herë, shoku dhe ish-bashkëpunëtori Melissa Leo vritet nga vrasësit e trajnuar nga CIA dhe kur kjo ndodh, McCall thotë se “unë do të vras çdo njërin prej tyre dhe zhgënjimi i vetëm është se nuk mund ta bëj një herë”.

Filmi përfaqëson ekipin e katërt të Uashingtonit dhe regjisorit Antoine Fuqua, i cili gjithashtu bëri “Equalizer” e parë, si dhe fituesin e çmimeve Oscar në vitin 2001 “Training Day” dhe të vitit 2016, “The Magnificent Seven”,- shkruan atsh.

“Equalizer 2” do të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave më 20 korrik, ndërkohë traileri i ri sapo ka dalë, të cilin mund ta shikoni mëposhtë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

I ftohti siberian ‘mbërthen’ Europën, 40 persona të vdekur

Nga Balltiku në Mesdhe, Europa mbetet e përfshirë nga një i ftohtë...
Read More