Deputetët e BE koordinojnë planet e mbrojtjes ushtarake pas fitores së Trump

euflaf
Parlamenti Evropian mbështeti dje një plan të BE për thellimin e koordinimit të politikave të mbrojtjes mes vendeve anëtare, që kryesisht është nxitur nga sugjerimet e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump se SHBA mund të reduktojë shpenzimet e mbtojes ushtarake të vendeve aleate të NATOs.
Deputetët evropianë votuan me shumicë 369-255 në favor të rritjes së shpenzimeve për misionet ushtarake si dhe të krijimit të aseteve e mjeteve të përbashkëta.
“Unioni ynë nuk është i pajisur si duhet për përballjen me sfida serioze të mbrojtjes”, tha liberali, ish-ministër i jashtëm i Estonisë, Urmas Paet, duke shtuar se Evropa vazhdon të mbeshtetet në aftësitë e Natos dhe në solidaritetin e SHBA.
Plani i mbrojtjes është propozuar në shtator nga Franca e Gjermania.
Shkruar Nga
More from Revista User

Parlamenti Evropian kërkon masa më të ashpra kundër antisemitizmit

Eurodeputetët i kërkuan shteteve anëtare të BE-së të përfshinë nisma më të...
Read More