Deputetët i drejtohen protestës, Luan Rama- kandidatëve: Tërhiquni!

Protesta para Kuvendit e simpatizantëve të opozitës që kundërshtojnë emërimin e Prokurorit po bëhet gjithnjë e më agresive.

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama i bën thirrje prokurorëve të përzgjedhur nga PS të tërhiqen nga kandidimit, “nëse nuk janë pjesë e skenarit politik për kapjen e prokurorisë!”.

Ai foli përpara gazetarëve në oborrin e Kuvendit.

Luan Rama e quajti edhe të pavend sjelljen e Gardës ndaj deputetëve të opozitës.

Në një status në Facebook, Rama shkruan se PS ka zgjedhur të shkelë Kushtetutën por prokurorët e zgjedhur e kanë një shans që të mos bëhen pjesë e krizës politike.

“Meqë PS ka zgjedhur të shkelë Kushtetutën me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e vet kriminale, me synimin që të kapë politikisht Prokurorinë, tre prokurorët e zgjedhur nga gjysmëkomisioni i ligjeve, kanë një shans që të mos bëhen pjesë e krizës politike: të tërhiqen nga kandidimi e të mos pranojnë të emërohen në mënyrë antikushtetuese!”, shkruan Luan Rama.

Ndërkohë një pjesë e deputetëve i janë drejtuar protestuesve jashtë sallës së Kuvendit.

Tensioni duket i lartë, ndërsa bie në sy se kryeministri Edi Rama është treguar i qetë.

Ndërkohë më parë në Kuvend pati debate tk ashpra.

Pasi rrëzoi kërkesën e grupeve të opozitës që çështja e zgjedhjes së kryeprokurorit të hiqet nga rendi i ditës, kreu i Kuvendit tha se vendimi i tij ishte i rregullt.

“Ju keni të drejtë që t’i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese,” tha kreu i Kuvendit.

Nga ana tjetër ishte LSI mjaft e ashpër me kryeministrin Edi Rama. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e quajti të droguar, kurse kreu i grupit, Petrit Vasili e quajti të shkarë.

Vasili tha se opozita ishte në Kuvend pasi Gramoz Ruçi u kishte dhënë fjalën.

“Nuk mendoja se do kthehenit në instrument të një të shkari pas 27 vitesh. Nuk e di a mund të ketë një besë e moral.

Kemi bërë marrëveshje me ju, që të jemi në këtë seancë. Nuk kemi bërë marrëveshje me të tjerët. Kjo është një thirrje miqësore”, tha Vasili.

“Unë jam konsultuar me kryetarët e grupeve dhe u kam thënë që agjenda e së enjtës të transferohet ditën e hënë. Për këtë kemi rënë dakord.

Ju keni të drejtë për një arsye, pasi çështja e përfshirjes në rendin e ditës e çështjes së zgjedhjes së kryeprokurorit nuk është pabesi,” tha Ruçi.

Tensioni u shtua sërish dhe Ruçi e ndërpreu prapë seancën.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Era Istrefi ka dy fjalë për këngën e botërorit

  Kënga e botërorit 2018, e kënduar nga këngëtarja me origjinë shqiptare...
Read More