Deputeti Rrahja reagon për herë të parë: Vajza ishte xheloze, oficerin nuk e njoh!

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja ka mohuar akuzat e oficerit Emiljano Nuhu, se ka ndërhyrë përmes kërcënimit për të fshehur përdhunimin e një vajze të re nga djali i tij. Sipas deputetit të zgjedhur në qarkun e Durrësit, ai nuk ka asnjë njohje me oficerin Nuhu dhe nuk ka shkuar në zyrën e tij asnjëherë.

“Unë nuk e njoh fare këtë person dhe as nuk kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. Gjithçka që ai thotë është një sajesë, ndoshta për të përfituar azil politik”, u shpreh deputeti, ndërsa tregon edhe precedentin e djalit të tij që lidh me Stacionin e Policisë së Fushë Krujës.

“Djali ka patur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën u nda sepse u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë, dy ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha bëri postimin e tij në ‘facebook’ duke thënë se familja ime është e respektueshme në rrethin e Krujës dhe se me këto postime duan t’i ulin dinjitetin. Ajo kishte thënë se problemet që ka patur i kishte zgjidhur me djalin tim”, tha Rraja, i cili sqaron në versionin e tij se vajza e nxitur  nga xhelozia ka bërë një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr.

“Denoncimin e kreu nga xhelozia se djali im u lidh me një tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në komisariat”, shton deputeti socialist.

Po ashtu, ai ka mohuar edhe akuzat se në Stacionin e Policisë ka qenë me vëllanë dhe kreun e bashkisë, Artur Bushi.

“Jo, jo as që bëhet fjalë. Nuk e di pse është shprehur kështu ish-nënkomisari, por nuk e kam takuar asnjëherë”, tha Rrahja për gazetën Panorama.

Ndërkohë që ka një sërë dritëhijesh në këtë histori, se pse vajza u detyrua që të tërhiqte një kallëzim të bërë ndaj djalit të deputetit, dhe ca më tej të dilte nëpër media, duke mbrojtur integritetin e tij familjar.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Problemet mendore te fëmijët, flet psikiatrja: Si hetohen

Shenjat variojnë dukshëm, çrregullimet mendore karakterizohen në përgjithësi nga disa turbullime të...
Read More